Pas Sterilizimit, të hetohen edhe Karathano, Allajbeu e Nushi

32
Sigal

Abuzimet me paranë publike në sistemin shëndetësor janë në qëndër të zhvillimeve aktuale në Shqipëri. Por përtej asaj çfarë ndodh në SPAK lidhur me koncesionin e strelizimit ku janë dhënë masat e para të sigurisë dhe arrestime mesa duket kjo duket se është vetëm fillimi. Sipas Joq Albania, koncesionet vazhdojnë të korrin fatura të majme, ku në krye qëndrojnë ato në sektorin e Shëndetësisë. Madje koncesionet që kanë shërbimet spitalore po vjelin pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të keqmanxhimit. Kështu raporton Kontrolli i Lartëi Shtetit në auditimin e kryer në këtë institucion. Të dhënat zyrave tregojnë në vitin e kaluar, fondet për shërbimin spitalor arritën në 29,4 miliardë lekë, por sasia e parave që shkoi për financimin e tre kontratave PPP arriti në 4,1 miliardë lekë ose 14 për qind e buxhetit spitalor. “Kosto e kontratave me PPP kaloi ndjeshëm vlerën e shërbimeve parësore spitalore. P.sh. të dhënat tregojnë se kosto e barnave për spitalet ishte 3,6 miliardë lekë ose rreth 13 për qind më e ulët se fondet e PPP-ve në shërbimin spitalor. Në shërbimin spitalor janë në funksion tre kontrata PPP, ajo e sterilizimit, dializës dhe laboratorit. Në vitin 2022 kontratat e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale u financua me 1,7 miliardë lekë, e Dializës me 835 milionë lekë dhe e Laboratorit me 1,6 miliardë lekë. Për dy PPP-të e laboratorit dhe sterilizimit, vlera e financimit ka tejkaluar parashikimet fillestare, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shumë abuzime gjatë zbatimit të tyre”,- thuhet në raport. Fondet për shërbimin spitalor erdhën në rritje vitet e fundit pas pandemisë po pesha e koncesioneve ka ardhur në rritje me të shpejtë. Por, këto para kanë shkuar në duart e koncesionarëve dhe për qytetarët nuk ka shëndetësi falas.