Në një takim të zhvilluar të enjten me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, i ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri kërkoi një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm lidhur me ndërhyrjet në sistemin TIMS. Në njoftimin zyrtar të Ambasadës së SHBA në Shqipëri, SHBA shprehet me shqetësim për këtë çështje. “I Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDoëell u takua sot me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Ata diskutuan bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë. I ngarkuari me Punë McDoëell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. McDoëell i tha gjithashtu Ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre,”- thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.




















