‘E ndoqi viktimën dhe lajmëroi atentatorët, kamerat fiksuan…’- Ekzekutimi i Hekuran Billës, Policia shoqëron një person, ja për çfarë dyshohet

301
Sigal

Pak ditë më parë Tirana u trondit nga një atēntat mafioz, ku mbeti i vrārë Hekuran Billa.

Ndërkohë, mësohet se Policia e Tiranës ka identifikuar një të dyshuar si bashkëpunëtor në vrāsjen Billës.

Identifikimi është bërë përmes kamerave të sigurisë.

Bëhet me dije se personi i shoqëruar në komisariat ka lidhje familjare me Prel Markun, i cili u vra nga Billa në Angli.

Ka dyshime se bashkëpunëtori në vrāsje e ka ndjekur vīktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për lëvizjen.

Ai është marrë në pyetje përgjatë gjithë natës por nuk ka pranuar asgjë.

Billa u qëllua në zonën e Komunës së Parisit” teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij.

Ngjarja dyshohet se ka lidhje me të kaluarën e Billës.