Bllokohen barnat, mungojnë prej 1 muaj e gjysëm pullat e ilaçeve

491
Sigal

Situata e rëndë gripale që po qarkullon në vendin tonë,veç rrezikut të sëmundjeve, komplikacioneve të mundshme sidomos tek fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronik ndodhet edhe para një papërgjegjshmërie administrative. Shqiptarët, spitalet dhe farmacitë rrezikohen të mbeten pa medikmente edhe pse rreziku i koronovirusit kinez ka mbrritur në kufijtë e Shqipërisë, pas rasteve të kapura në Itali. Por cili është shkaku i mungesës së medikamenteve dhe barnave në tregun e mjeksisë shqiptare ? Mungesa e parave nga ana e kompanive farmaceutike ? Jo. Mos orientimi i tregut i ka gjetur të papërgatitur grosistët e farmaceutikës ? As kjo jo. Atëherë cila është arsyeja e vërtetë do të thonë qytetarët ? Është fare e thjeshtë. Në Shqipëri nuk lejohet të futen medikamente  nga doganat dhe të shpërndahen nga depot grosiste apo magazinat  pa u vendosur pulla mbi kutitë e ilaçeve. Agjensia e Barnave e cila është edhe institucioni përgjegjës që ndjek dhe pajisë grosistët dhe magazinat shqiptare me pulla për ilaçet ka mbi 1 muaj e gjysëm që nuk shpërndan pulla. Kjo ka bërë që dhjetra grosistë dhe kamionë me ilaçe të mbeten të bllokuara në dogana, pikat kufitare ose magazinë. Ndaj përpara se të jemi para një situate të rëndë dhe epidemike ,kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e ministrisë së Shëndetsisë dhe kryeministrit Rama. Ka dhe një arsye që ndoshta mbahet e fshehtë por që meriton të hetohet për të zbardhur të vërtetën  nga organet speciale të krimit ekonomnik dhe për nga rëndësia dhe rreziku kombëtar edhe nga SPAK dhe që ka të bëjë me konkurencën midis grosistëve të caktuar të importit dhe atyre vendas. Por pavarsisht arsyeve dhe shkakut ky rast që përbën precedent meriton hetim të thelluar dhe të menjëhershëm. Sikur të mos mjaftonte fatkeqësia dhe pasojat e tërmetit, rrugëtimet e kryeministrit për të kërkuar mbështetje financiare në botë , tani na del edhe një shpërdorim detyre  nga paaftësia apo e qëllimshme që ka lënë vendin pa ilaçe për një arsye banale sikurse është ajo e mungesës së pullave të ilaçeve.