Pas shpullës ndaj Macron, sulmohet një tjetër politikan në Francë (VIDEO)

177
Sigal

Sulmi ndaj politikanëve në Francë, po kthehet në një fenomen. Pas shpullës ndaj presidentit Macron, një tjetër politikan ëshë sulmuar në Paris.

Jean-Luc Mélenchon, p kandidat në zgjedhjet presidenciale, ka përjetuar një moment të sikletshëm, kur gjatë protestave të organizuara në Paris, një qytetar e sulmoi me miell.

Ai po fliste para gazetarëve lidhur me marshin për liri që u mbajt nëpër qytetet franceze, kur një burrë iu afrua duke i hedhur miell në fytyrë.

Javën e kaluar, një djalë i ri e goditi me shuplakë presidentin Macron, duke detyruar truprojat e tij të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën.

Sulmuesi, i cili u arrestua menjëherë, është dënuar me katër muaj burg.