Sekretari Amerikan i Shtetit takim me Ramën në Bruksel

174
Sigal

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë këtë të dielë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama.

Blinken ka udhëtuar drejt Belgjikës dhe në axhendën e publikuar nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit, shihet se numri një i DASH, ka rezervuar dhe një takim me kreun e qeverisë, Edi Rama. Takimi do të zhvillohet në orën 17:30 (me orën lokale).

“Blinken shoqëron Presidentin Biden gjatë udhëtimit në Cornwall, Mbretëria e Bashkuar, Bruksel, Belgjikë, dhe Gjenevë, Zvicër. 5:30 pasdite Sekretari Lokal Blinken takohet me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Bruksel, Belgjikë”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.