Pas mitingut të triumfit, Kryemadhi: Mijëra të rinj ndezën fitoren e LSI më 25 prill (VIDEO)

167
Sigal

Një ditë pas mitingut madhështor, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë me një mesazh për shqiptarët. Përmes një video të publikuar në facebook, Kryemadhi shprehet se ka një falënderim për të gjithë të rinjtë që ndezën dje në sheshin ”Nënë Tereza”, fitoren e opozitës më 25 prill.

Teksa i bën thirrje që të votojnë numrin 6, ajo shprehet se mitingu i ditës së djeshme ishte i jashtëzakonshëm e se ngjyra e kuqe e partisë depërtoi te të gjithë të pranishmit.

”Ngjyra e kuqe e flamujve të LSI-së ishte në ngjyrë dashurie që depërtoi. E di që është e vështirë me ju komunikimi përmes mediave të cilat i ka uzurpuar rilindja, por shpërndani videon, shpërndani mitingun”,-thotë Kryemadhi në video.