Partia Socialiste/ Kryesia vendos më 28 korrik kongresin e PS, zbardhet rendi i zhvillimeve nga zgjedhja e Asamblenë Kombëtare te delegatët

121
Sigal

Më 28 korrik PS mbledh kongresin. Kryetari i grupit parlamentar Bledi Çuçi zbulon agjendën. Bledi Çuçi: Pjesa e parë do të jetë me shumë interes, pasi do të flasim për çështjen e shtetit të së drejtës dhe do flasim për gjithë përpjekjet për ta bërë Shqipërinë një yll polar në rajon. Në pjesën e dytë do të zgjedhim anëtarët për Asamblenë Kombëtare që del nga delegatët’

Kreu i Grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Bledi Çuçi po mban një konferencë për mediat, ku ka renditur aktivitetin e punës së parlamentit në muajt e fundit.‘Ishte udhë pa krye që s’po sillte asnjë produktet për ta. Në mars opozita ju kthye jetës normale të parlamentit, që prej asaj dite besoj se kemi pasur një sesion të frytshëm.Një nga aktet me rëndësi ka qenë amnistia penale. Besoj se kanë përfituar një numër i konsiderueshëm të dënuarish.Një tjetër moment i rëndësishme ratifikimi i marrëveshjes për pensionet. Marrëveshja me Italinë për emigrantët. Dhamë një shembull kontributi për krizën që ka dhe artikulon BE.Ka dhënë një model për BE-në në lidhje me adresimin e çështjeve që lidhen me emigracionin e paligjshëm. GJK e ka certifikuar këtë protokoll.Keqardhje që opozita nuk është bërë pjesë e dy komisioneve, të Posaçëm Anti-korrupsion dhe për Dezinformimin. Nuk lidhen me luftën politike të përditshme por me të ardhmen e Shqipërisë.’- tha Çuçi.

Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka vlerësuar kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Çuçi tha se Veliaj ka mbështetjen absolute nga grupi i PS dhe shtoi se nuk e bën pis asnjëlloj balte që hidhet ndaj tij, pasi kë bërë punë me vepra e jo me fjalë

‘Erion Veliaj është kryetari i bashkisë me i suksesshëm që ka pasur Tirana dhe PS në këto vite. Transformimi historik i Tiranës është një realitet që nuk mund ta bëjë pis asnjëlloj balte që mund të hidhet mbi figurën e kryetarit. Ne jemi të nderuar që kemi zgjedhur nga gjiri i jonë apo nga pjesa jonë një kryetar bashkie që nderon jo vetëm Tiranë po përtej Shqipërisë, çdo socialist apo çdo tirons, me vepra dhe jo me fjalë. Çështjet e tjera janë çështje që lidhen me sektorët ligjzbatues. Grupi i PS i jep mbështetjen absolute Veliajt.’- tha Çuçi.