Partia e Lirisë/ Përmes protestave vendoset demokracia,popullit i ka ardhur ku s’mban më. Hajdutët rilindas do shkojnë prapa hekurave!

111

Ora e drejtësisë po vjen sepse populli shqiptar nuk ka më se çfarë humbet. Rama, shporru. Jam i sigurt se përmes protestave do të vendosim demokracinë.

Ilir Meta: Hajdutët rilindas do shkojnë prapa hekurave! Qeveria ka kapur drejtësinë, por ora po vjen, Rama të shporret!

Sigal

Kreu i PL ka drejtuar protestën e parë e Partisë së Lirisë që kur mori drejtimin e kësaj force politike. Protesta e organizuar tek inceneratori i Tiranës kishte si qëllim denoncimin e asaj që Partia e Lirisë e cilëson mega aferë korruptive. Ilir Meta, deklaroi nga protesta që po mbahet tek inceneratori i Tiranës se kemi të bëjmë me një skenë krimi. Meta i bëri thirrje SPAK të heqë nga sytë shaminë që i ka vendosur Rama dhe të çojnë pas hekurave hajdutët rilindas. Meta tha se sot bëhen 558 ditë nga denoncimi zyrtar për aferën korruptive të inceneratorëve, ndërsa theksoi se të gjithë jemi dëshmitarë se inceneratorët nuk ekzistojnë dhe kemi të bëjmë me vjedhje të hapur. “Vijmë këtu se u bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron, nuk e shikon. Ndaj jeni këtu për të qenë të gjithë dëshmitarë që s’ka inceneratorë, gjithçka është një mashtrim siç është provuar me fakte dhe në mënyrë të përsëritur nga opozita dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile, analistë kurajozë, të pashitur e me radhë. Tregojmë me gisht këtë vend krimi që drejtësia dhe SPAK të heqin shaminë që ju ka vënë Rama e Veliaj tek sytë, të shohin të vëretën, të zbatojnë ligjin dhe të çojnë hajdutët rilindas pas hekurave për krimin e vjedhjes pa fre të djersës dhe gjakut të qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Mjaft më me drejtësi me regji.“-tha Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, deklaroi nga protesta se askush nuk do shpëtojë pa u ndëshkuar për firmat e paligjshme në shërbim të mafies. Meta tha se ora e drejtësisë po vjen, sepse populli shqiptar nuk do të ndalet për të rivendosur demokracinë. “I bëjmë thirrje administratës. Mos u përdorni nga Edi Rama, mos u bëni bedel për korrupsionin e tij dhe interesat e tij mafioze, ruani integritetin tuaj. Ora e drejtësisë po vjen, sepse populli shqiptar nuk ka më se çfarë humbet. Rama, shporru. Jam i sigurt se përmes protestave do të vendosim demokracinë. Në një vend ku institucionet kanë rënë prej korrupsionit, e vetmja mënyrë për të rivendosur demokracinë është ngritja e popullit.“-tha Meta. Kreu i PL akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës të drejtpërdrejtë të kësaj afere korruptive për të cilën siç tha, LSI e dikurshme e ka denoncuar që në mars. “Forca politike e PL dhe ish LSI e ka denoncuar 558 ditë më parë në 4 mars 2021 këtë aferë, dhe ende sot SPAK justifikohet se janë në hetime paraprake. Kështu kuptohet një veprim i diktuar nga kongresi i partisë. Burgosin hallexhinj për mos pagimin e një fature energjie, por nuk çojnë para drejtësisë Ramën. I cili me firmën e tij futi në borxhe qytetarët e Tiranës për 30 vite për mafien e inceneratorëve që të blejnë votat, ekranet dhe analistët shpirt shitur për të vrarë shpresën për ndryshim”,- tha Meta Gjatë protestës tek inceneratori i Tiranës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza se SPAK po bashkëpunon me qeverinë për të blerë zgjedhjet vendore. Ilir Meta nga protesta e thirrur për inceneratorët tha se para drejtësisë duhet të dalë kryeministri Rama të cilin e ka cilësuar si ‘kryetari’ i një organizate kriminale. Meta edhe njëherë ka hedhur akuza ndaj SPAK se po bashkëpunon me qeverinë dhe nuk po sheh faktet. “Është e qartë se ka një koordinim perfekt midis rilindjes e SPAK që të blihen zgjedhjet e vendore e të dënojnë ndonjë bedel të dorës së dytë që të thonë se drejtësia e re vazhdon. A nuk vepruan kështu këta me ish-ministrin dhe ish-drejtorin dhe deputetin. Denoncimet për ta u bënë me fakte me numra llogarie, katër muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, por nuk u ndërmor asnjë veprim se me lekët e inceneratorëve duhej të blihej vota e shqiptarëve“, tha Meta.