Veliaj:Violina e Hetem Qerimajt do i mungojë shumë muzikës shqiptare

120
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit Hetem Qerimaj. “Fort i trishtueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të “Mjeshtrit të Madh”, Hetem Qerimaj. Violina jote do i mungojë shumë muzikës shqiptare.”- shkruan kryebashkiaku Veliaj në publikimin e të cilit e shoqëron me një foto të artistit të madh.  “U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes!”- shkruan më tej Erion Veliaj për ndarjen nga jeta të artistit të madh, Hetem Qerimaj. Artisti Qerimaj u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare Artisti la pas një dinasti të tërë muzikore që do të mbijetojë gjatë e marrë me vete duartrokitjet e shumë brezave, që e kanë ndjekur në skenë lojën e tij në muzikë. Plot nëntë artistë dhe tre breza.