Partia Demokratike Dega 8 Tiranë njofton vendin e zhvillimit të Referendumit për shkarkimin e Bashës

301
Sigal

Partia Demokratike Dega 8 Tiranë ka njoftuar se Referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës do zhvillohet në në ambientet e Ish zyres se Grupseksionit 3, në krah të Gjimnazit Partizani.

Në njoftimin e postuar në Facebook nga i deleguari i Komisionit të Rithemeliti, Indrit Hoxha, thuhet se anëtarët do të ratifikojnë vendimet e Kuvendit madhështor të 11 dhjetorit, mbi shkarkimin e Kryetarit të PD-së.

Postimi i plotë i Indrit Hoxhës:

NJOFTIM ! 

Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike Dega 8!

Ditën e Shtunë dt 18 Dhjetor në ambientet e Ish zyres se Grupseksionit 3, ne krah te Gjimnazit Partizani, ratifikojmë vendimet e Kuvendit madhështor të dt 11 Dhjetor 2021, mbi shkarkimin e Kryetarit të PDSH.

Kuvendi Kombëtar tregoi përgjegjshmëri maksimale duke i kaluar secilit anëtar të votojë për shkarkimin e kryetarit në detyrë.

Prandaj, të gjithë ju anëtarë të Partisë Demokratike, jeni të ftuar në këtë REFERENDUM, ditën e Shtunë, ora 08:00-17:00 për të shprehur me vullnet të lirë votën tuaj.

Faleminderit