Parlamenti voton të enjten nëse do e dërgojë për shqyrtim mandatin e deputetes OltaXhaçka në Gjykatën Kushtetuese apo jo!

14
Sigal

Në seancën e radhës që pritet të mbahet ditën e enjte (11 prill), Kuvendi do të vendosë nëse çështja e mandatit të deputetes socialiste, OltaXhaçka do t’i kalojë ose jo Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim. Gjatë mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve që u zhvillua ditën e hënë, deputetja socialiste Klodita Bushka kërkoi që duke u bazuar në diskutimet që u bënë gjatë mbledhjes, të vendoset në seancë plenare nëse Gjykata Kushtetuese duhet të marrë në shqyrtim çështjen nëse Olta Xhaçkës duhet t’i hiqet ose jo mandati i deputetes pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik .Mbledhja e këshillit për rregulloren dhe mandatet, u shoqërua me debate, pasi deputetët e opozitës, akuzuan mazhorancën se ka mbrojtur politikisht Olta Xhaçkën, duke zvarritur këtë çështje, për më shumë se një vit. Ndërkohë ndaj deputetës Xhaçka ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që mban datën 18 Janar të vitit 2023.14 muaj më parë, Gjykatës Kushtetuese vendosi pushimin e çështjes pasi 1/5 e deputetëve të Kuvendit pjesë e opozitës kërkuan shfuqizimin e vendimeve të Kuvendit, i cili nuk miratoi raportin e PD-së që pretendon se deputetja Xhaçka ishte në papajtueshmëri të ushtrimit të mandatit të saj për shkak të statusit që kishte përfituar familjari i saj.Në 18 janar të një viti me parë Gjykata Kushtetuese e pushoi e gjykimin e çështjes, pasi më parë sipas Kushtetueses do të duhet të shprehet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Pak kohëmëparë ishte vete kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në një dalje publike para mediave kur u pyet për mandatin e Olta Xhaçkës deklaroi se moszbatimin i vendimit për mandatin e ish-ministres së Jashtme aktualisht deputete, është një situatë e pazakontë dhe e pamundur të ndodhë në një shtet demokratik.