Paralajmëron ish-deputeti i PS: Ministrja Kumbaro do dalë para SPAK për maskrën në parkun e Butrintit

44

Ajo që po ndodh sot në Butrint, përveç pjesës së dhënies së Butrintit në menaxhim të një fondi të huaj, që është rasti i parë dhe unik në botë. dhe në zonën poshtë në Kanalin e vivaritjanë hedhur me tonelata të tëra inerte për të krijuar një lloj plazhi artificial. Pra nëse SPAKU apo një institucion tjetër t’i marrë këta njerëz të pyesi…

Sigal

Debati për dhënien me koncesion të Butrintit është rindezur sërish. Për këtë çështje ka folur edhe ish deputeti i PS Auron Tare, njëkohësisht edhe ish drejtor i Butrintit. Ai i është përgjigjur drejtoreshës së përgjithshme të politikave në ministrinë e Kulturës, e cila e ka quajtur si zhvillimore gjithçka që po ndodh në parkun e Butrintit dhe të gjitha deklaratat e ambientalistëve i ka cilësuar si deklarata politike për të politizuar të gjithë çështjen e parkut të Butrintit.

“Ajo që po ndodh sot në Butrint, përveç pjesës së dhënies së Butrintit në menaxhim të një fondi të huaj, që është rasti i parë dhe unik në botë, nuk ka ndodhur asnjëherë, por presioni që po ndodh brenda zonës së mbrojtur të Butrintit është një nga gjërat, të cilat unë personalisht kam qenë pjesë e një ekipi bashkë me Zotin Rama kur u bë ministër i Kulturës, që krijuan Parkun Kombëtar të Butrintit, 29 kilometra katrorë, zonë e mbrojtur nën konventën “ramsar” dhe më vonë pastaj në vitin 2000, kur kam qenë drejtor, ajo u shpall dhe pasuri botërore e UNESCO. Si unë si zoti Rama kemi qenë partizan të konceptit që sollën dy nga njerëzit më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore në Angli, për të mbrojtur ato peizazhe nga ato që do t’i ndodhnin zonës në zhvillimin turistik.

Pra një paramendim rreth 25 vjet përpara. Ne e dinim çka do ndodhte. Si unë dhe zoti Rama ishim pjesë e këtij ekipi që krijuan parkun kombëtar të Butrintit, zonë të mbrojtur pikërisht për mos ta shpartalluar, ajo që ka ndodhur këto 2-3 vjetët e fundit.

Ndërkohë presioni i ndërtimeve ka hyrë kaq fort brenda parkut të Butrintit e ka kafshuar kaq fort sa sivjet vetë policia me denoncimet e disa njerëzve shkoi dhe në zonën poshtë në Kanalin e vivaritjanë hedhur me tonelata të tëra inerte për të krijuar një lloj plazhi artificial, i cili jo vetëm është bërë brenda zonës së mbrojtur, ku qeveria shqiptare dhe institucionet, përfshirë dhe institucionin e zonjës së politikave, që foli e  kanë detyrë ligjore.

Pra nëse SPAKU apo një institucion tjetër t’i marrë këta njerëz të pyesi, ata kanë detyrë ligjore ta mbrojnë, sepse është shpallur zonë e mbrojtur dhe ajo zonë është mbushur gjatë dimrit me tonelata të tëra me inerte për të krijuar atë lloj plazhi, i cili jo vetëm është bërë brenda zonës së mbrojtur, por krijon edhe një problem shumë të madh për ambientin, sepse i ndërpret frymëmarrjen natyrore të detit me liqenin.

Tani nëse zonja në fjalë apo dhe shefja e zonës në fjalë kanë arsye të thonë se këto janë debate politike, unë nuk e di, por unë kësaj qeverie dhe kësaj maxhorance i përkas, se kam qenë edhe deputet edhe drejtor i rëndësishëm i institucioneve dhe nuk kam arsye që të flas kundër apo të shpik gjëra, të cilat nuk janë në terren, por në qoftë se zonja dhe shefja e zonjës shkojnë të dyja bashkë dhe e shohin atje në terren, do të shikojmë që Auroni po thotë atë që ka ndodhur në realitet”, -tha Tare.