Fëmija humbi ndjenjat në çerdhe dhe ndërroi jetë rrugës për spital, policia: Si ndodhi ngjarja

44
Sigal

Policia ka dhënë sqarime në lidhje me ngjarjen e rëndë në një çerdhe, ku një i mitur, 2 vjeç, humbi ndenjat dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Mësohet se i mituri ishte dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

2-vjeçari prej 1 muajsh kishte pasur herë pas here probleme me shëndetin, me të vjella dhe temperaturë. Ndërkohë, ditën e sotme ishte dërguar në çerdhe nga prindërit dhe një orë më vonë ishte ndjerë keq. Nga hetimet paraprake, ka dyshime se fëmija ka pasur temperaturë dhe për pasojë ka humbur ndjenjat, ndërsa mjeku i tij e cilësoi si vdekje të papritur.

Fëmija nuk ka pasur asnjë sëmundje kronike.

NJOFTIMI I POLICISE
Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.