Paralajmërimi i Monika Kryemadhit, tregon “goditjen” që do të marrë Rama: Kjo përfundon në 25 prill

293
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se qeveria e Rilindjes ka publikuar foto nga takimi i ish-deputetit Edmond Haxhinasto me banorë të Shalësit në Elbasan.

Ajo shprehet se qëllimi i Rilindjes është vetëm karrigia e pushtetit. Kryemadhi paralajmëron se qeveria Rama do të marrë fund më 25 prill 2021.

“Rilindja nuk do t’ja dijë as si jetojnë dhe as çfarë nevojash kanë njerëzit. Qëllimi i saj është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021”, shprehet Kryemadhi në rrjetet sociale.