Gjykatat bosh, vjen “sajesa” e radhës, KLGJ: Të plotësohen me lëvizje paralele “për aq sa është e mundur” vakancat e përkohëshme

289
Sigal

Pas delegimeve e komandimeve të përkohëshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dalë me një vendim ku përcakton kriteret për lëvizjet paralele që mund të bëjnë gjyqtarët për të mbushur disi vakanxat e shkaktuara nga shkarkimet prej Vetting-ut por edhe dorëheqjet e shumta janë regjistruar muajt e fundit. “Këto rregulla zbatohen për pozicionet e lira të përhershme dhe për ato që pritet të bëhen të tilla brenda 3 muajve, si dhe, për aq sa është e mundur, edhe për pozicionet e lira të përkohshme”, thekson në rregulloren e sapomiratuar për Kriteret dhe Procedurat e Lëvizjes Paralele të Gjyqtarëve Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Sipas rregullores, në procedurën e lëvizjes paralele për një pozicion të lirë mund të kandidojë çdo gjyqtar, i cili gjatë pesë vjetëve të fundit ka të paktën një vit përvojë profesionale në fushën përkatëse të së drejtës për pozicionin e lirë dhe nuk ka në fuqi një masë disiplinore;

Në procedurën e lëvizjes paralele për një pozicion të lirë në gjykatat e shkallës së dytë të juridiksionit të përgjithshëm ose administrativ, mund të kandidojë edhe gjyqtari i gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm ose administrativ, i cili nuk ka në fuqi masë disiplinore, si dhe plotëson njërin prej kritereve të mëposhtme: së pari kur është vlerësuar, të paktën dy herë, me vlerësim jo më të ulët se “shumë mirë”, në dy vlerësimet e fundit, si dhe ka përvojën e nevojshme profesionale; dhe së dyti kur ka shërbyer në skemë delegimi për të paktën katër vjet dhe gjatë kësaj periudhe është caktuar, të paktën për një vit, në një pozicion në nivel apeli, si dhe ka përvojë profesionale, sipas parashikimit të nenit 47, pika 4, të ligjit për statusin./scan