Panik për Ramën, studentët paralajmërojnë sërish protesta masive. Ja 5 pikat

463
Sigal

Lëvizja për Universitetin/Nis organizimi i fakulteteve për premtimeve të paplotësuara dhe mashtrimin kryeministror

Me një postim në facebook, “Lëvizja për Universitetin” ka paralajmëruar sërish protesta masive të studentëve duke u organizuar në çdo fakultet si pasojë e premtimeve të paplotësuara nga kryeministri Rama. Lëvizja për Universitetin shkruan se gjatë takimit që zhvilloi kryeministri Rama me me pedagogë dhe studentë në kuadër të ‘Paktit për Universitetin’ rikujtoi se qeveria nuk ka ndër mend t’u japë zgjidhje problemeve të tyre. Për të mbështetur pretendimin e tyre, ata kanë shtjelluar edhe 5 pika të cilat sipas tyre nuk janë konkretizuar pas premtimeve të bëra nga Rama.

Pikat e nxjerra nga Lëvizja për Universitetin:

1. Në vend të uljes së tarifave në të gjitha nivelet, ai propozoi investime imagjinare në universitete. Pa plan, pa shifra e pa afate.

2. Në vend të demokratizimit të universiteteve duke u dhënë fuqi të barabartë studentëve dhe pedagogëve, ai ripohoi pushtetin e bordeve të kontrolluara nga qeveria.

3. Në vend të fuqizimit të studentëve në kontrollin e pedagogëve abuzues – nga mitmarrja e shitja e detyruar e librave te plagjiaturat – ai premtoi se do të fusë ruspën shtetërore në universitet. Jo për të ndryshuar situatën, por për të zëvendësuar bajraktarët që nuk kontrollon me bajraktarë të bindur.

4. Në vend të rritjes së buxhetit të shtetit për universitetet publike, ai u kërkoi këtyre të fundit të themelojnë firma tregtare për të mbuluar vështirësitë financiare.

5. Në vend të rrëzimit të ligjit të dëmshëm të arsimit të lartë, ai la të kuptohet se pronarët e kioskave të diplomave private do të vazhdojnë të fusin duart në buxhetin e varfër të universiteteve publike.

Postimi i plotë:

Gjatë takimit propagandistik të radhës, kryeministri Rama u kujtoi studentëve se si qeveria nuk ka ndër mend t’u japë zgjidhje problemeve të tyre.

1. Në vend të uljes së tarifave në të gjitha nivelet, ai propozoi investime imagjinare në universitete. Pa plan, pa shifra e pa afate.

2. Në vend të demokratizimit të universiteteve duke u dhënë fuqi të barabartë studentëve dhe pedagogëve, ai ripohoi pushtetin e bordeve të kontrolluara nga qeveria.

3. Në vend të fuqizimit të studentëve në kontrollin e pedagogëve abuzues – nga mitmarrja e shitja e detyruar e librave te plagjiaturat – ai premtoi se do të fusë ruspën shtetërore në universitet. Jo për të ndryshuar situatën, por për të zëvendësuar bajraktarët që nuk kontrollon me bajraktarë të bindur.

4. Në vend të rritjes së buxhetit të shtetit për universitetet publike, ai u kërkoi këtyre të fundit të themelojnë firma tregtare për të mbuluar vështirësitë financiare.

5. Në vend të rrëzimit të ligjit klientelist të arsimit të lartë, ai la të kuptohet se pronarët e diplomoreve private do të vazhdojnë të fusin duart në buxhetin e varfër të universiteteve publike.

Në këto kushte, studentëve nuk u mbetet veçse të vazhdojnë me më shumë këmbëngulje dhe intensitet procesin e riorganizimit në bazë fakulteti për të nisur së shpejti një zinxhir protestash masive. Kjo qeveri dhe ky sistem politik marrin vesh vetëm gjuhën e fuqisë dërrmuese të shumësisë studentore dhe qytetare.