621 shtetarë lokalë kanë 19 miliardë euro

471
Skema ndërkombëtare, diktuar për zbatim urgjent prej shtetit shqiptar, për dekriminalizimin e shoqërisë shqiptare, rezulton se nuk ka si objekt vetëm pastrimin e politikës qendrore nga krimi i çdo lloji, por edhe nga pasuritë e pista të shtetarëve e politikanëve të çdo niveli, sidomos të atyre që kanë pasur dhe kanë në dorë pushtet drejtues e urdhërues, të marrë me votën e popullit. Pas “pastrimit” të parlamentit, sipas një projekti të përbashkët BE-SHBA, radhën e “goditjes” e kanë drejtuesit e pushtetit lokal. Duket, se pas 25 vitesh tollovitje demagogjike, dështake e false me projekte e skema farsë për dekriminalizimin e politikës, shtetit dhe ekonomisë shqiptare, do t’’i jepet fund këtij “kanceri”, sidomos mbushjes së politikës, shtetit e pushtetit lokalë me njerëz të botës së krimit. Ndërkombëtarët, kanë vendosur ta realizojnë këtë proces integrues për Shqipërinë, proces që tashmë ka nisur konkretisht me raporte investigimi institucionesh ndërkombëtare, me dorëheqje dhe heqje politikanësh e zyrtarësh të lartë, me presione nga të inkriminuarit, me arrestime, me denoncime dhe procese gjyqësore. Përveç politikës qendrore, së shpejti nis edhe beteja kundër pasurive të pushtetarëve lokalë, të siguruara me krim, korrupsion, trafiqe, drogë, prostitucion me rrjet kombëtar e deri ndërkombëtar. 
Sigal

Projekti BE-SHBA, do të dekriminalizoj pasuritë e 621 shtetarëve lokalë të 15 viteve të fundit

Është një projekt i sjell i gatshëm nga ndërkombëtarët, vetëm për zbatim verbal prej shtetit shqiptar, përgatitur nga institucionet e specializuara antikrim ekonomik të BE-SHBA, në lidhje me “radioskopinë” e burimit të pasurive të vena nga kryetarët e bashkive e komunave të deri 23 qershorit 2015, të cilët kanë ikur nga detyra, por edhe të atyre që janë rizgjedhur. Në “listë” janë futur edhe ata ish-kryetarë komunash e bashkie, të cilët pas 23 qershorit 2015 janë emëruar si administratorë lokalë nga 61 kryetarët e zgjedhur e të rizgjedhur, të cilët përbëjnë 35% të numrit të administratorëve të njësive vendore. Gazeta “Telegraf”, ka mundur të siguroj një informacion të saktë zyrtar, sipas të cilit katër institucione hetimi, verifikimi, vendim-marrëse e ligj-zbatuese qendrore në Shqipëri dhe 6 institucione ndërkombëtare të BE-SHBA, kanë përfunduar një projekt “special”, që do hidhet për zbatim në muajin nëntor 2015, lidhur me dekriminalizimin ekonomiko-financiar, me objekt “pastrimi” pasuritë e vendosura me krime, me korrupsion, me burim abuzimin me detyrën, me trafiqe armësh e droge, me prostitucion etj. Në këtë projekt dekriminalizimi ekonomiko-financiar, janë përfshirë drejtuesit e pushtetit lokal që kanë drejtuar bashkitë dhe komunat në Shqipëri në 15 vitet e fundit. Sipas burimeve të “Telegraf”, prej 1 viti janë investiguar pasuritë fizike dhe llogaritë bankare të 783 personave që kanë drejtuar komunat dhe bashkitë në 15 vitet e fundit dhe ka rezultuar, se 621 prej tyre kanë pasuri me burim krimin, trafiqet e drogës dhe korrupsionin me detyrën. Po sipas raportit të projektit dekriminalizues, të hartuar nga institucionet e BE-SHBA dhe që do t’’i paraqitet shtetit shqiptar në muajin tetor 2015, rezulton se 411 prej drejtuesve të pushtetit lokalë të 15 viteve të fundit (disa ende drejtues) nuk kanë deklaruar pasuritë reale që kanë, ndërkohë që 217 prej tyre, sipas raportit i kanë “deleguar” pasuritë e tyre, në pronësi të familjarëve dhe njerëzve të besuar, ose i kanë shitur, duke krijuar llogari bankare sekrete jashtë Shqipërisë, llogari të cilat sipas raportit, janë evidentuar dhe janë skeduar si “të ardhura me burim krimin e korrupsionin”. 

Pasuritë e krimit të “bejlerëve” lokalë, kapin shifrën 14 miliardë euro në 15 vite

Sipas raportit hetimor, që përmban projekti dekriminalizues ekonomiko-financiar i pushtetarëve lokalë, rezulton një shifër financiare gjigande vjedhjeve, të kthyera në pasuri fizike e llogari bankare prej “bejlerëve” të bashkive e komunave që kanë sunduar në 308 komuna e në 65 bashki të Shqipërisë në 15 vitet e fundit. Flitet për një “mal” me prona që kanë ndërtuar dhe me “depo me lekë” që kanë zhvatur pushtetarët lokalë prej aferave që kanë bërë gjatë ushtrimit të detyrës, duke zhvatur me lloj mënyrash fondet publike, të akorduara për infrastrukturën dhe mirëqenien e banorëve të zonave. Pasuri të skeduara si të paligjshme e të pajustifikuara, janë edhe prona e llogari bankare, të siguruara prej krimit e trafiqeve të drogës, armëve, krimit njerëzor e prostitucionit dhe ky fakt është prezent në veprimtarinë e afro 110 pushtetarëve lokalë të 15 viteve të fundit dhe aktualë, të njohur si individë të lidhur me botën e krimit. Pasuritë e krimit që janë vendosur dhe që posedohen, ose kontrollohen prej tyre, do të jenë objektiv goditës me sekuestro prej shtetit shqiptar, urdhëruar si detyrim zbatimi prej ndërkombëtarëve, të cilët pas 25 vitesh heshtje përballë krimit politiko-ekonomik shqiptar, kanë nisur të veprojnë ashpërsisht e pa tolerancë. Shifra financiare e pasurive të 621 “bejlerëve” lokalë që kanë drejtuar e zhvatur komunat dhe bashkitë në 15 vitet e fundit, kap shifrën 19 miliardë euro! Kaq janë zbuluar dhe kaq vlerë pasurie do të kalojnë në sekuestro në favor të shtetit shqiptar, ndërkohë që kjo sekuestro ekonomike do të shoqërohet edhe me prangosje për 357 ekzemplarë që në 15 vitet e fundit kanë rekord pasurie e llogarish bankare të vendosura me krim ekonomik, krim njerëz, trafiqe droge e biznes prostitucioni në hotelet dhe rezidencat e tyre të ngritura në bregdet, në mes të qendrave të qyteteve, në zona turistike të zhvatura me letra false dhe anës rrugëve nacionale. Gazeta “Telegraf”, referuar një informacioni të djeshëm të marrë nga burime brneda Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), mësoi se ky institucion, ka nisur zbatimin e fazës së parë të projektit për dekriminalizimin ekonomik të pasurive të ish-pushtetarëve lokalë të 15 viteve të fundit, të cilët kanë lënë detyrën në 21 qershor 2015, duke u kërkuar përsëri deklarimin e pasurive të tyre reale. Ata që nuk e kanë zbatuar këtë urdhër të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit deri në muajin 30 gusht 2015, janë gjobitur me nga 100 mijë lekë të reja, të cilat duhet t’i paguajnë brneda datës 30 shtator, duke depozituar po në këtë afat edhe deklaratat e pasurive. Kky presion ka lidhje me faktin, që procesi kundër pasurive të vëna me krim prej pushtetarëve lokalë, ka nisur. Gazeta “Telegraf”, disponon dhe do të publikoj emrat e “bejlerëve” të pushtetit lokalë, që kanë vendosur pasuri e llogari bankare me rrugë krimi e që janë në listën e projektit të sekuestros e cila do të bëhet me ligj të posaçëm vetëm për këtë kategori shtetarësh. Kujtojmë edhe dy fakte nga raporti hetimor i pasurive të tyre: Janë 269 pushtetarë lokalë të 15 viteve të fundit të cilët disponojnë 1580 pasuri të patundshme në 10 shtete të BE dhe të rajonit, ndërkohë që në Shqipëri, 621 shtetarët lokalë të skeduar si të pasuruar me krim, disponojnë 11 mijë e 953 pasuri të paluajtshme dhe 8134 biznese të çdo lloji, ndërkohë që 4100 prona të patundshme i kanë maskuar me emra familajrësh, ose të besuarish
.
———————————————————————

Fshehja/ 4100 prona të patundshme shtetarësh lokalë, në emër të familjarëve

Ja numri i bashkive dhe komunave të me drejtues të inkriminuar, gjatë 15 viteve të fundit
Fieri: kryetarët në 1 bashki dhe 11 komuna
Tirana: 2 bashki dhe 13 komuna
Berati: 1 bashki dhe 7 komuna
Bulqiza: 1 bashki dhe 6 komuna 
Delvina: 1 bashki dhe 3 komuna
Devolli: 1 bashki dhe 4 komuna
Vlora: 3 bashki dhe 7 komuna
Durrësi: 2 bashki dhe 5 komuna
Elbasani: 2 bashki dhe 16 komuna
Gjirokastra: 2 bashki dhe 9 komuna
Gramshi: 1 bashki dhe 8 komuna 
Kavaja: 1 bashki dhe 7 komuna 
Kolonja: 1 bashki dhe 4 komuna
Korça: 2 bashki dhe 12 komuna
Kruja: 2 bashki dhe 2 komuna
Kuçova: 1 bashki dhe 1 komunë
Kukësi: 1 bashki dhe 12 komuna 
Kurbini: 2 bashki dhe 2 komuna 
Lezha: 1 bashki dhe 8 komuna
Tropojëa: 1 bashki dhe 4 komuna
Librazhdi: 2 bashki dhe 7 komuna
Lushnja: 2 bashki dhe 10 komuna
Malësi e Madhe: 1 bashki dhe 4 komuna
Mallakastra: 1 bashki dhe 7 komuna
Mati: 1 bashki dhe 9 komuna
Hasi: 1 bashki dhe 2 komuna 
Mirdita: 2 bashki dhe 3 komuna
Peqini: 1 bashki dhe 4 komuna
Përmeti: 2 bashki, dhe 6 komuna:
Pogradeci: 1 bashki dhe 6 komuna 
Puka: 2 bashki dhe 5 komuna
Saranda: 2 bashki dhe 7 komuna 
Shkodra: 2 bashki dhe 13 komuna
Skrapari: 1 bashki dhe 6 komuna 
Tepelena: 2 bashki dhe 6 komuna