Investimi në Sazan/ Flet nga SHBA Grenell: Është tërësisht privat, bashkëpunim me cilindo udhëheqës që zgjedhin shqiptarët

20
Sigal

Në një intervistë televizive të hënën Richard Grenell u shpreh për Syri TV se investimi në ishullin e Sazanit është tërësisht një investim privat. “Ne duam të ndërtojmë diçka moderne, për të cilën shqiptarët të ndihen krenarë. Mendojmë se do të jetë një xhevahir për të gjithë botë, jo vetëm për rajonin. Sollëm ekspertë amerikanë dhe perëndimorë për të parë zonën, terrene të ndryshme dhe për të përgatitur planin e veprimit. Ky projekt konkretisht nuk është projekt i politikës dhe ne do të bashkëpunojmë me cilindo udhëheqës të zgjedhë populli shqiptar. Ne kemi bashkëpunuar edhe me kryeministrin Rama. As politika botërore, as ajo amerikane, dhe as ajo e rajonit nuk kanë ndikuar këtë projekt. Me zhvillimin e këtij projekti i cili do të ekzistojë për dekada, ne do të bashkëpunojmë me cilindo udhëheqës zgjedh populli shqiptar. ” Lidhur me çështjen e McGonigal, mbi faktin nëse do ta ndihmote presidentin Trump dhe nëse është realisht i interesuar për ti shkuar çështjes së McGonigal deri në fund,Grenell tha: “Si ish-drejtor në Detyrë i Shërbimit Informativ Kombëtar, unë kam lexuar dosjen që u paraqit për këtë ide, për këtë mashtrim, se Donald Trump ishte caktuar nga rusët. Amerikanët tani e dinë të vërtetën. E dinë se ishte mashtrim i instrumentuar nga kundërshtarët politikë të Donald Trumpit. I kthehem asaj që thashë në fillim. Politika duhet të jetë më pak e pistë. Nuk u duhet mbyllur goja atyre me të cilët nuk je dakord, as t’i arrestosh, as të vendosësh sanksione kundër tyre. Kjo është e gabuar.” tha ai. Në lidhje me zgjedhjet në Amerikë ai u shpreh se: “Duhet të tregohemi vigjilentë në këto zgjedhje, sepse pala tjetër, opozita, po armatos pushtetin për të shkatërruar Donald Trumpin. Por ne nuk do ta lejojmë në Amerikë, nuk mund ta lejojmë. Duam që populli që shohë faktet dhe të votojë me mirëbesim. Unë jam besimplotë se nëse ka zgjedhje të lira dhe të drejta, Donald Trumpi do të fitojë.”- tha ai.