Ja kur zhvillohet protesta e radhës e opozitës

432
Sigal

Ditën e enjte, opozita pritet të zhvillojë protestën e radhës para parlamentit. Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu nga protesta te “Unaza e Re” në kryeqytet, që zhvillohet çdo ditë, prej më shumë se katër muaj duke iu bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje:

“Të dashur miq, ju ftoj që ditën e enjte të bashkohemi për t’i treguar çdo qytetari shqiptar dhe mbarë botës që ai parlament që mblidhet sot është një parlament fasadë, ku nuk flitet asnjë fjalë për problemet e qytetarëve. Është një parlament ku flitet për problemet e oligarkëve, është një parlament ku flitet për problemet e Habilajve, për problemet e Tahirit. Nuk është një parlament ku të flasin për qytetarët e Pogradecit, për problemin këtu të “Unaza”, për projektin korruptiv. Nuk është një parlament ku do të flitet për qindra miliona euro të vjedhura nga buxheti i shtetit dhe qytetarëve shqiptarë. Nuk është një parlament ku të flitet kudër krimit të organizuar, po është një parlament që sponsorizon krimin e organizuar. Dhe atë duhet t’ia tregojmë ne duke u përballur me ta ditën e enjte në parlament. Ne nuk mundet dhe nuk duhet të lejomë që deputetë të ardhur nga vota e krimit të futen te ajo sallë. Se ajo sallë është e juaja”, tha Balliu.