Pandemia, Kërpaçi: Qeveria të ndalojë presionin ndaj nxënësve dhe mësuesve që viti shkollor të vazhdojë i rregullt

60

Kryetarja e forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi , duke marrë shkas nga shqetësimet e një gjimnazisti në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, deklaroi se qeveria shqiptare të mos luajë filmash me propagandën që prodhon, por të ndalojë presionin ndaj nxënësve dhe mësuesve që viti shkollor të vazhdojë i rregullt, pa ndërprerje dhe pa eksperimente me shëndetin dhe edukimin e brezit.

“Dëgjova shqetësimin e Endrit, shqetësim për të gjithë të rinjtë dhe familjet! I. Qemali! Qeveria shqiptare të mos luajë filmash me propagandën që prodhon, por të ndalojë presionin ndaj nxënësve dhe mësuesve që viti shkollor të vazhdojë i rregullt, pa ndërprerje dhe pa eksperimente me shëndetin dhe edukimin e brezit. Duhet të ndalojmë largimin e të rinjve nga Shqipëria! Mirënjohje për angazhimin e mësuesve”, shprehet në rrjetet sociale, kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi.