Panariti-Ramës: Ndal shtetit policor! Mos terrorizoni qytetarët, ndaloni këtë çmenduri

41

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti është shfaqur i revoltuar me situatën në vend. Teksa i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalojë shtetin policor pasi po terrorizon qytetarët, Panariti thekson se policia po ndal pa shkas famijarë të cilët ecin sipas rregullave dhe ju kërkojnë që të bëjnë testin e alkoolit. ”Ata kanë vetëm një të djelë për të pushuar, të pa u traumatizuar dhe poshtëruar. Edhe aty po ndërhyni! Jeni totalisht në shkelje të çdo norme ligjore dhe qytetare. Keni mbushur Tiranën dhe Shqipërinë në çdo 100 m me policë sikur të jemi në luftë. Ndal dhunës së lirive qytetare”,- shkruan në facebook Panariti.

Postimi i plotë

Ndal shtetit policor! Mos terrorizoni qytetarët me “shfaqje” të kundërligjshme dhe abuzive të pushtetit.

Sot ditë e djelë pasdite në rrugë të Tiranës, policia ndal pa shkak automjete me familjarë të cilat, ecin në respekt të rregullave të qarkullimit brenda të gjitha normave dhe u kërkon kryerjen e testit të alkoolit. Ndalni këto çmenduri dhe presion mbi qytetarët dhe familjarët!

Ata kanë vetëm një të djelë për të pushuar, të pa u traumatizuar dhe poshtëruar. Edhe aty po ndërhyni! Jeni totalisht në shkelje të çdo norme ligjore dhe qytetare.

Keni mbushur Tiranën dhe Shqipërinë në çdo 100 m me policë sikur të jemi në luftë. Ndal dhunës së lirive qytetare!