Justin Bieber revoltohet me fansat: Shtëpia ime nuk është hotel që të futeni, respektoni privatësinë

210
Sigal

Justin Bieber ka reaguar ashpër ndaj fansave që qëndruan jashtë shtëpisë, duke thënë se është një shkelje e privatësisë së tij.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, këngëtari 26-vjeçar u shpreh se është e papërshtatshme dhe mosrespektuese që njerëzit të qëndrojnë jashtë banesës së tij për të shkrepur foto.

“Si e bindni veten se nuk është plotësisht e papërshtatshme dhe mosrespektuese të presësh jashtë shtëpisë sime për të na ngulur sytë dhe për të shkrepur fotografi ndërsa unë hyj në banesën time. ky nuk është hotel, është shtëpia ime“, shkruan këngëtari.

Në fakt, Bieber ka arsye për të qenë paranojak rreth njerëzve që qëndrojnë jashtë shtëpive që ai ndan me gruan Hailey.

Ai është përballur me një sërë individësh që kanë tentuar të hyjnë në pronat e tij viteve të fundit.