Paloka: Fitore e qartë e kandidatëve tanë, dyshja Rama-Meta të mos manipulojnë votat

380
Kreu i grupit parlamnentar tw PD-se Edi Paloka ne nje deklarate per mediat menjehere pas mbylljes se orarit zyrtar te procesit te votimit ka theksuar se nga informacionet e selise blu, ka nje fitore te madhe te kandidateve te tyre dhe per kete i ka bere thirrje kryeministrit Rama dhe kreut te Kuvendit Meta te mos manipulojne votene qytetareve.
‘Të dhënat e PD flasin për fitoren tonë të qartë për fitoren e kandiadëve tanë nga jugu në veri. I kërkojmë dyshes Rama Meta të heqin dorë nga përpjekjet e tyre për manipulim, vota është hedhur, tani të dëgjojmë zërin e qytetarëve’,- tha ai.
Ai ka renditur nje numer incidentesh te raportuara gjate gjithe ditesh ne te gjithe vendin per te cilat tha se do te informoje partneret nderkombetare dhe se do te coje para pergjegjesise personat me emra konkrete te cilet jane vene re se kane shkelur ligjin sot.
“Kemi raporte të plota dhe përgjegjësit kanë emër, do mbajnë përgjegjësi para ligjiit deri në fund. Do njihen partnerët me të gjitha këto rekorde kriminale’,- tha Paloka.
Sigal