Halim Kosova: Rezultat pozitiv fitorja gjendet në kutitë e votimit

546
TIRANË – Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet për Bashkinë Tiranë, Halim Kosova kur pritet që të nisë procesi i numërimit të votave ka bërë një deklaratë për mediat ku kërkojë nga numëruesit që të ushtrojnë me përgjegjësi detyrën. Kosova foli për “rezultat pozitiv” dhe theksoi se nuk do të lejohet që rezultati që gjendet në kuti të manipulohet.
“Të dhënat e para që vijnë nga përfaqësuesit tanë flasin për një rezultat pozitiv, fitorja jonë e përbashkët gjendet në kutitë e votimit. U kërkojmë numëruesve tanë të qëndrojë dhe të ushtrojnë këtë përgjegjësi historike që zëri i qytetarëve të dëgjohet. Së bashku nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të manipuluar verdiktin e popullit”, deklaroi Kosova.
Sigal