OSBE-ODIHR denoncon skandalin e patronazhistëve: Si u përdori “shteti” për të manipuluar zgjedhjet

191
Sigal

Raporti final i OSBE-ODHIR, ka nxirë zgjedhjet e 25 prillit dhe si ato u përdorën nga Rama dhe ministrat e tij për të fituar pushtetin.

“Shqipëria ka probleme me ruajten e privatësisë të të dhënave personale të votuesve. Ministrat e qeverisë dhe bashkitë përdorën fonde publike duke keqpërdorur paratë publike në fushatën elektorale. Pati tentativa për të nxitur vota pro partisë në pushtet duke lejuar ndërtimet pa leje gjatë fushatës. Ka raportime se shumë zyrtarë publikë bënë presion tek grupet vulnerabël për të votuar partinë në pushtet. Organet ligjzbatuese duhet të hetojnë akuzat për keqpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës. Gjatë fushatës rezultoi se të dhënat e 900 mijë qytetarëve dhe preferencate tyre politike u bënë publike. Opozita dhe Presidenti i kërkuan SPAK që të hetonte keqpërdorimin e këtyre të dhënave Publikimi i paautorizuar i të dhënave të votuesve është një dhunim i privatësisë së tyre”,- thuhet në raport.