Xherdan Shaqiri kërkon largimin nga Liverpool: Vlerësoj Igli Taren, i nderuar të luaj për Lazion

235
Sigal

Lojtari me origjinë shqiptar ei Liverpool, Xherdan Shaqiri ka deklaruar se ndjehet ‘i nderuar’ nga interesi i raportuar nga Lazio dhe do të dëshironte të luante nën Maurizio Sarri.

Anësori zviceran ka informuar Liverpoolin për dëshirën e tij për t’u larguar këtë verë dhe skuadra e Sarri është hedhur në diskutim si një destinacion i mundshëm për 29-vjeçarin.

Shaqiri, i cili provoi një periudhë të shkurtër në futbollin italian kur luajti për Inter Milan midis janarit dhe gushtit në 2015; zbuloi admirimin e tij për drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare dhe beson se ai do të përshtatej mirë me stilin e lojës së Sarrit.

Duke folur për gazetën më të madhe sportive italiane, Shaqiri ka dhënë sijnale të qarta duke vlerësuar

‘Igli Tare ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Lazio për vite me rradhë’. Ai i tha ‘Corriere dello Sport.

‘Nëse është e vërtetë që ai ka respekt të madh për mua, atëherë unë jam i nderuar. Unë e ndjek Lazion për një kohë të gjatë, ata janë një ekip i lartë.

‘Në përgjithësi, për shkak të karakteristikave të mia, më pëlqen të luaj futboll më sulmues dhe Sarri e praktikon atë. Do të ishte intriguese. ‘

Shaqiri është në vitin e fundit të kontratës së tij në Anfield, dhe zbuloi se klubi ka rënë dakord të mos ta pengojë në rrugën e tij dhe do të shqyrtojë ofertat për përfaqësuesin e Zvicrës.