Organet e vetingut, ligjet marrin në shqyrtim kandidatët për KLGJ

464
Ndonëse jemi në stinën e verës dhe prag pushimesh, Komisioni Parlamentar i Ligjeve është i detyruar të vazhdojë punën për të shqyrtuar kandidaturat për anëtarë të KLGJ. Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili do të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pas përfundimit të reformës në drejtësi, duhet të ketë në përbërje të tij edhe përfaqësues nga shoqëria civile. Gjatë ditës së djeshme Komisioni parlamentar i ligjeve ka nisur një mbledhje në orën 17:00, për të marrë në shqyrtim kandidaturat e Shoqërisë Civile për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ligjet po shqyrtojnë kandidaturat e Shoqërisë Civile për në organet e Vetingut të administruara nga Avokati i Popullit.
Sigal