Berisha: Po shkatërrohet familja me prindi 1 e prindi 2, Basha s’flet asnjë fjalë

204
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha në Foltoren e mbajtur në Lushnjë, foli për faktin se po tentohet që me ligj të kemi termat “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Berisha thekson se po shkatërrohet familja, duke shtuar se përpos Ramës, edhe Basha ka miratuar ligje të tilla skandaloze.

“Çfarë vlere ka kjo që të quash prindi 1 dhe prindi 2. Po zhvlerësohet familja. Mirë Rama e dimë kush është, po Basha pse nuk flet? Kjo sepse nuk guxon. Soros synoi të shkatërroi PD-në, ne do të rindërtojmë forcën konservatore shqiptare më të fortë se kurrë, bazuar në interesin kombëtar, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Nuk po pyetet për vlerat e shqiptarëve, por po bazohen në ateizëm, duke lejuar adaptime në individ të vetëm, që i hapet rruga trafikimit të fëmijëve.

Basha po e shkëput PD-në nga vlerat e saj të djathta dhe po e bën të majtë, PD ka injoruar në mënyrë absurde rolin vendimtar të grave në shoqërinë tonë, mundin dhe diskriminimin e tyre të madh, që iu bëhet sot”, u shpreh Berisha.