Opozita e bashkuar në sheshe/ PD dhe PL zotohet për përballje me qeverinë

112

PD dhe PL zotohet për përballje me qeverinë: Më 13 shtator protestë mbarëkombëtare, do të jemi kudo ku është krimi dhe kryevepra e korrupsionit. Largimi i këtij regjimi me ditët e numëruara, që po shpopullon vendin është shpëtimi i Shqipërisë

 Ilir Meta jep datën: Në 13 shtator protestë para inceneratorit të Tiranës

Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka caktuar datën e parë të protestës, të cilën paralajmëroi. Gjatë një konferencë për shtyp, Meta tha se më 13 shtator, në orën 18:00, do të dalin për të protestuar tek inceneratori i Tiranës. “Antishtet, antiligj në një kryevepër të korrupsionit botëror, ne si parti e Lirisë që protestën e parë ta bëjmë pas një jave të martën që vjen në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës. “Kryeveprën” e korrupsionit të Qeverisë. Ftojmë të gjithë qytetarët. Ftojmë edhe të gjithë ata që kanë të drejtë që të protestojnë,“-tha Meta ndër të tjera në fjalën e tij. Me akuzën se po bëhet një masakër mjedisore, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka nisur ditën sot me një denoncim në fshatin Shetel të Shijakut. Fillimisht në rrjetet e tij sociale, e më pas nga terreni, Ilir Meta ka denoncuar se Bashkia e Shijakut digjte mbeturina në vend-grumbullime të paligjshme. “Nuk ka rënë bombë atomike, por thjesht Bashkia e Rilindjes në Shijak djeg tonelata me plehra duke helmuar banorët dhe bërë krime mjedisore. Normal, se lekët e inceneratorëve vidhen nga grupi i strukturuar kriminal, ndërsa banorët terrorizohen që të mos protestojnë,”-tha Meta në reagimet e tij të para në rrjetet sociale. Po ashtu doli në një konferencë për shtyp me Petrit Vasilin dhe Edmond Panaritin, për të komentuar lidhur me ngjarjen.  Përgjigjen e mori nga numri një i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana. Në një reagim Arbana tha se të gjitha mbeturinat, që grumbullohen në zonë për shkak të përfundimit të kontratës 1-vjeçare për përpunimin e mbetjeve falas në landfillin e Sharrës. Ai thotë se zjarrin ia vënë persona të papërgjegjshëm. “Bashkia e Shijakut ka hapur tenderimin për menaxhimin e mbetjeve që të shkojnë në një landfill. Për aq kohë sa nuk është mbyllur tenderimi bashkia e Shijakut do t’i depozitojë në Sharrë.”, tha Arbana.

  Sali Berisha: Banorët po thithin toksina, qeveria grabit 420 mln euro!

Një tym toksik ka mbuluar këtë mëngjes fshatin Gjepalaj të Durrësit dhe është përhapur në të gjithë zonën. Mbeturinat digjen nëpër fushën e ndotur, ndërkohë banorët vazhdojnë jetën e përditshme nëpër mjegullën helmuese që të shkatërron mushkwritë. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar pamjet e këtij krimi mjedisor, për të cilin vetëm heshtet duke akuzuar treshen e politikanëve të akuzuar nga opozita si projektuesit dhe përfituesit e miliona eurove të inceneratorëve inekzistentë. Berisha shkruan: “Gjepalaj, plehrat i djegin në natyrë! Banorët thithin toksina me ajrin që marrin. Rama-Agaçi-Ahmetaj grabitën 420 milionë euro për djegësat që nuk ekzistojnë!” Ndërsa një situatë e vështirë me tym helmues është krijuar edhe në Shijak ku banorët e zonës janë zgjuar me tymin e mbeturinave që digjeshin.

 

 Petrit Vasili: kryebashkiaku i Shijakut gënjeu, plehrat sillen në Sharrë kundrejt pagesës

Në një konferencë për mediat, deputeti Petrit Vasili hodhi poshtë pretendimet e kryebashkiakut të Shijakut Elton Arbana duke pretenduar se në fakt ai mashtroi publikisht kur tha se në landifillin në Tiranë Shijaku depozitonte falas mbetje. Sipas Vasilit, inceneratori ka marre mbi 20 mln lekw nga Shijaku. “Dua të rrëfej para jush mashtrimin e kryebashkiakut të Shijakut. Ai tha; ne i çojmë gratis në Tiranë mbeturinat. Sa herë që keni përballë një rilindas, keni një mashtrues. Ja ku e keni kontratën. Kjo është firma e kësaj kontrate, e cila ka një aneks. “Angazhohemi për detyrimet që rezultojnë të tilla, por pa harruar pagesat”. Ai është i njëjti që gënjen sot dhe harron si gënjeu dje. Kryetari Arbana tha: ‘landifilli thotë se nuk mund të pranojë pa tarifë mbetje. Kërkesën e keni marrë një ditë më parë dhe e kemi bërë këtë marrëveshje”. Në gusht kjo deklaratë. Për periudhën shtator-tetor firma e përpunimit, inceneratori ka marrë mbi 20 mln lekë për këtë periudhë nga bashkia,”- tha Vasili. Ndërkohë, në një tjetër zonë të Shijakut, në fshatin Sallmonë, Policia e Shtetit dha njoftimin se kishte vendosur në pranga një 47-vjeçar të identifikuar si Arben Meta, i cili digjte goma dhe pjesë të tjera makine me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit.