Opozita bëhet gati për zgjedhje, Basha: Do të paraqesim platformën ekonomike në gjithë vendin

273
Sigal

Opozita e bashkuar po bëhet gati për zgjedhje. Kryedemokrati Lulzim Basha ka njoftuar ditën e sotme pas mbledhjes me kryesinë e PD se do të nisin takimet për të prezantuar planin ekonomik për rimëkëmbjen e vendit.

Sfida më e madhe është kriza ekonomike dhe kjo nuk mund të zgjidhet nga ata që e shkaktuan. E gjithë vëmendja jonë tani është tek e ardhmja.

Opozita do paraqesin platformën ekonomike dhe do e paraqesim nëpër Shqipëri. Ky do jetë përqendrimi jonë dhe nuk do humbasin asnjë sekondë me grupet dhe kurthet. Do ofrojmë planin ekonomik për rimëkëmbjen e shqiptarëve”, tha Basha.