Aksidenti në Pukë/ Nxirret i pa jetë nga makina trupi i 70-vjeçarit

262
Sigal

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri, ku humbi jetën një i moshuar rreth 70 vjeç.

Mjeti tip “Benz”, me targa AA 206 AL, ka rënë rreth 50 metra në humnerë.

Për pasojë, ka humbur jetën shtetasi Mark Nika, ndërsa kanë shpëtuar mrekullisht një grua dhe një fëmijë, që ndodheshin në mjet, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pukës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka hetimet e para bën me dije se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi.

Pukë /Informacion Paraprak 

Më datë 07.06.2020, rreth orës 11:45, në fshatin Dardhë, Pukë, një mjet ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga për pasojë janë lënduar një grua me një fëmijë, të cilët janë jashtë rreziku për jetën dhe ndodhen në Spitalin Pukë.

Gjithashtu nga informacionet paraprake mësohet se ndodhet dhe një person, shtetasi M. P. në automjet, dhe shërbimet e Zjarrfikeses Pukë po punojnë për nxjerrjen e tij nga automjeti

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.