OPERACIONI “FSHESA”! Rama paralajmëron ‘pastrimin’ e adminstratës: Kush se bën nga ju është tradhëtar i PS, po duartrokisni tani por…

221
Në fjalën e tij, në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se ata që nuk do të ndjekin udhëzimet e tij, do të cilësohet si tradhëtar i vlerave të PS.
Sigal

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar refomim të administratës, duke ia kërkuar të gjithë të “besuarve” të tij. Në fjalën e tij, në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se ata që nuk do të ndjekin udhëzimet e tij, do të cilësohet si tradhëtar i vlerave të PS.

Unë nuk kam asnjë motiv më të madh për të dhënë edhe më shumë nga vetja sesa ky. I çlirimit të ministrive, bordeve nga tentakulat e interesave që mbrohen në emër të partisë që cënojnë dhe gërryejnë shtetin. Faleminerit për duartrokitjet por dua që të bindem gjatë rrugës se kjo për ju nuk është diçka e bukur për t’u thënë që ta dëgjojë populli, por vijë ndarëse mes të qënit socialist dhe tradhëtar i PS. Të mbështesim çlirimin nga parazitë, injorantë me mbulesa politike të falura nga njëri apo tjetëri. Të falura nga PS. E bëjnë të duket flamurin e PS si leckat e gabit. Për këtë pastrim duhet të hapemi më fort dhe më gjërë se asnjëherë. Duhet të angazhohemi se ku janë më të mirët dhe më të devotshmit. Të hapim bordet për vajza dhe djem që janë shkolluar jashtë shtetit apo ekselentë në Shqipëri. Këta kur përplasen me injorantë dhe arrogantë kërkojnë një shteg për t’u larguar nga vendi. Gjatë mandatit të tretë duhet që të kryejmë një metamorfozë,”-tha Rama.

PJESË NGA FJALA E PLOTË

Të dashur delegatë të Kongresit në këtë datë të shënuar, jemi mbledhur për sy sebepe në një ditë. Kemi gjëra për të dhënë për mandatin e tretë. Ta bëjmë Shqiprëinë vend kampion, një vend me dinjitet të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar. Misioni ynë nuk nis me mandatin e tretë por do ta çojmë para me një vetëdije të re. Nga komunikimi publik, marrëdhënia me rivalët por duke mos harruar për asnjë çast marrëdhënien me publikun në punët e përditshme. Dua që mandati i tretë të shënjojë hapje të re. Dua që populli mos të dëgjohet një herë në katër vjet. Këshillimi Kombëtar nuk është ushtrim komunikimi ku shkojmë nëpër Shqipëri dhe flasim. Njerëzit mblidhen dhe dëgjojnë. Të gjithë ata që duan të përfshihen të na thonë me shkrim po apo jo për çka me shtrojmë si alternativa në adresimin e një çështje me rëndësi të veçantë. Në vjeshtë të bëjmë këshillimin e parë. Ne duhet ta ndajmë mendjen njëherë e mirë që po e deshëm vertetë majën ku shqiptarët që na zgjodhëm për herë të tretë duhet ta shpëtojmë këtë vend nga punësimet në shtet jashtë kritereve dhe konkurencës. Kjo ju takon të gjithëve ju që jemi këtu. Unë nuk kam asnjë motiv më të madh për të dhënë edhe më shumë nga vetja sesa ky. I çlirimit të ministrive, bordeve nga tentakulat e interesave që mbrohen në emër të partisë që cënojnë dhe gërryejnë shtetin. Faleminerit për duartrokitjet por dua që të bindem gjatë rrugës se kjo për ju nuk është diçka e bukur për t’u thënë që ta dëgjojë populli, por vijë ndarëse mes të qënit socialist dhe tradhëtar i PS. Të mbështesim çlirimin nga parazitë, injorantë me mbulesa politike të falura nga njëri apo tjetëri. Të falura nga PS. E bëjnë të duket flamurin e PS si leckat e gabit. Për këtë pastrim duhet të hapemi më fort dhe më gjërë se asnjëherë. Duhet të angazhohemi se ku janë më të mirët dhe më të devotshmit. Të hapim bordet për vajza dhe djem që janë shkolluar jashtë shtetit apo ekselentë në Shqipëri. Këta kur përplasen me injorantë dhe arrogantë kërkojnë një shteg për t’u larguar nga vendi. Gjatë mandatit të tretë duhet që të kryejmë një metamorfozë.