HERA E PARË! Rama komenton shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga DASH: Ç’ka mbjellur po korr!

259
Në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha shkurt se ajo që ishte mbjellur, tanimë ishte korrur.
Sigal

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë shpalljen non grata të paraardhësit të tij, Sali Berisha. Në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha shkurt se ajo që ishte mbjellur, tanimë ishte korrur.

“Fushata ka mbaruar, PS ka fituar. Dhe PS ka fituar për të pasur 4 vjet kohë duke thënë atë që do bëjë, dhe tani pasi ka fituar duhet të bëjë atë që ka thënë; të fitojë Shqipëria. E që PS të fitojë, përsëri e përsëri. Ç’na duhet ne çfarë bën PD? Ç’punë kemi ne si i organizon zgjedhjet? Si kremton fitoren pa u numëruar votat dhe pastaj nuk njeh rezultatin të vjedhura pasi votat u numëruan. Ça na interson se di apo jo PD ta lidhë kalin e portën e DASH, që të hingëllijë kali kundër narkoshtetit, në sallën e Gjykatës së Parisit që kali të dëshmojë kundër DASH. Ç’punë kemi ne? Çdo mbjellësh, do korrësh. Sherri do dëgjojë sherrin,”-tha Rama.

PJESË NGA FJALA E PLOTË

Do kemi shumë herë më tepër se politika dhe qeverisja jonë do të fokusohet tek kapitali njerëzor. Duke nisur nga familja, fëmijët, të rinjtë. Duke vazhduar për të hapur tregun për më të rinjtë që të hyjnë në një treg ku nuk ka rëndësi ku je, Kamëz apo Silicon Valley. Ky duhet të jetë mandati i fjalimeve të mia më të shkurtra. Sfidë më vete kjo. Me politikë kam parasysh, jo artin për ta bërë të mundshme të pamundurën, por politikën e ditës. 30 vjet. Bamin dhe bumin. Hamin dhe humin. E përditshëm që ua ka bërë shqiptarëve politikën një shejtan që u trazon gjumin. Kjo dallavere nuk është për ne. Është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh. Tenxherja do kapakun por duhet që ta bëjmë duke u përqëndruar tek populli. Duhet t’ju ikim sherreve, t’i shmangemi konfliktit. T’i lëmë kundërakuzat kur na akuzojnë. Fushata ka mbaruar, PS ka fituar. Dhe PS ka fituar për të pasur 4 vjet kohë duke thënë atë që do bëjë, dhe tani pasi ka fituar duhet të bëjë atë që ka thënë; të fitojë Shqipëria. E që PS të fitojë, përsëri e përsëri. Ç’na duhet ne çfarë bën PD? Ç’punë kemi ne si i organizon zgjedhjet? Si kremton fitoren pa u numëruar votat dhe pastaj nuk njeh rezultatin të vjedhura pasi votat u numëruan. Ça na interson se di apo jo PD ta lidhë kalin e portën e DASH, që të hingëllijë kali kundër narkoshtetit, në sallën e Gjykatës së Parisit që kali të dëshmojë kundër DASH. Ç’punë kemi ne? Çdo mbjellësh, do korrësh. Sherri do dëgjojë sherrin.