“Ujku mjergull kërkon” / Gjatë seancës së djeshme parlamentare për rreth 8 minuta nën diktatin e kartonave dhe me shpejtësinë e erës, socialistët votuan me kuorum të paligjshëm, “Grabitjen e mbi 7 miliard USD” pasuri kombëtare, në bregdet, zona turistike , parqe, lulishte, kalatë, bazenet e ujërave, lumenjeve etj.Ja 533 kërkesa zyrtare, të cilat zbulojnë qëllimi e shtyrjes së ligjit për Investimet Strategjike për pazaret e oligarkisë: 44 shkresa- (AIDA), 369 shkresa – Kadastra, 19 shkresa – Bashkitë, 3 shkresa- Kryeministria, 4 shkresa – Ministria e Mbrojtjes, 126 kërkesa – Sektori i Përfaqësimit Ligjor
“Ujku mjergull kërkon” / Gjatë seancës së djeshme parlamentare për rreth 8 minuta nën diktatin e kartonave dhe me shpejtësinë e erës, socialistët votuan me kuorum të paligjshëm, “Grabitjen e mbi 7 miliard USD” pasuri kombëtare, në bregdet, zona turistike, parqe, lulishte, kalatë, bazenet e ujërave, lumenjeve etj.
Ja 533 kërkesa zyrtare, të cilat zbulojnë qëllimi e shtyrjes së ligjit për Investimet Strategjike për pazaret e oligarkisë: 44 shkresa- (AIDA), 369 shkresa – Kadastra, 19 shkresa – Bashkitë, 3 shkresa- Kryeministria, 4 shkresa – Ministria e Mbrojtjes, 126 kërkesa – Sektori i Përfaqësimit Ligjor
533 kërkesa zyrtare
44 shkresa- (AIDA)
369 shkresa – Kadastra
19 shkresa – Bashkitë
4 shkresa – Ministria e Mbrojtjes
3 shkresa- Kryeministria
126 kërkesa – Sektori i Përfaqësimit Ligjor
Gjatë seancës parlamentare për rreth 8 minuta nën diktatin e kartonave me shpejtësinë e erës, socialistët votuan me kuorum të paligjshëm “Grabitjen e 7 miliard euro” pasuri kombëtare, në bregdet, zona turistike , parqe, lulishte, kalatë, bazenet e ujërave, lumenjeve etj.
Telegraf.al / Gjatë seancës parlamentare për rreth 8 minuta nën diktatin e kartonave me shpejtësinë e erës, socialistët votuan “Grabitjen e 7 miliard euro” pasuri kombëtare, në bregdet, zona turistike , parqe, lulishte, kalatë, bazenet e ujërave, lumenjeve etj. “Ligji për investimet strategjike”u miratua me kuorum të paligjshëm me vetëm 68 vota pro të mazhorancës socialiste, pasi pika 2 enenit 55 të regullores së Kuvendit parashikon të paktën 71 vota. I takon SPAK të hetojë këtë rast. Ligji, i cili u miratua si një masë e përkohshme ligjore në vitin 2015, ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit si dhe për rrethin e përfituesve. Sipas ekspertëve të ekonomisë ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cënuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.Vendimet e miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i kanë ofruar ‘investitorëve strategjikë’ qindra hektarë tokë publike përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturës ndihmëse; si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera. Qeveria shqiptare i ka dhënë 5.8 milionë metër katror tokë investitorëve strategjikë në të gjithë vendin, nga të cilat 23 në bregdet, përmes ligjit për Investimet Strategjike të miratuar në 2015.
1- Ministri, bashki, qeveri të gjithë në sulm për të grabitur toka e prona
AIDA merr në dorë pasuritë kombëtare, zonat turistike dhe pjesë të pasurisë kombëtare të paprivatizuar, duke ua vënë në dispozicion oligarkëve dhe biznesmenëve shqiptarë. Në lidhje me këtë ka një koordinim midis AIDA dhe institucioneve. Ku në bashkëpunim me njëra-tjetrën po zhveshin edhe pronarët që pretendojnë për të marrë tokat dhe pronat e tyre. Flitet një skemë të mirëmenduar, ku duke u marrë tokat dhe do i klasifikojnë në listën e personave, të cilët marrin kompensim. Pra, u japin kompensim pronarëve real, të cilët kanë toka e pasuri, sepse paratë do i paguajnë taksapaguesit që mbushin me taksa buxhetin e shtetit, ndërkaq pronat e tyre ua japin oligarkëve, mafias shqiptare dhe asaj të huaj të lidhur me zyrtarët shqiptarë, të destinuar për të monopolizuar pasuritë në resorte, hoteleri dhe objekte të tjera.
Këto insitucione kërkojnë të ‘pastrojnë’ me dokumentacione proceset të mundshme gjyqësore nga ish-pronarë dhe pronarë , duke rakorduar punët me institucionet e tjera, që merren me privatizimet apo kompensimet .
2-Kompensimi i pronave, institucionet dërguan qindra shkresa për investime apo privatizime
Institucionet shqiptare kanë dërguar qindra shkresa pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronës duke kërkuar informacion nëse pasuri që kanë qenë me interes për investime apo privatizime ishin në listën e kthimit apo të kompensimit.
ATP në raportin e saj vjetor të vitit të shkuar citon se interesi ka qenë nga institucionet qendrore dhe vendore përfshirë këtu Agjencinë për Zhvillimin e Investimeve, Bashkitë madje edhe Kryeministria. Konkretisht janë dërguar 533 kërkesa zyrtare që kërkojnë informacione të ndryshme.
E para është Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) me 44 shkresa, ku është dhënë informacion mbi zona të ndryshme ku janë propozuar investime nga sipërmarrje në sektorin e turizmit, energjisë, ekonomisë nëse ka vendime me objekt njohjen, kthimin apo kompensimin e pronave.
Së dyti Agjencia Shtetërore e Kadastrës, 369 shkresa, ku është dhënë informacion nëse mbi pasuri të caktuara ka vendime me objekt njohjen, kthimin apo kompensimin e pronave. Ky proces kryhet për arsye, sepse subjekte të ndryshme kanë aplikuar pranë ASHK-së për procedurën e kalimit të pronësisë e të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të ndërtuara deri më 10.08.1991 apo regjistrim të AMTP-ve.
Së treti janë bashki të ndryshme me 19 shkresa, ku është dhënë informacion kryesisht nëse ngastra pyjore, të ndodhura në ekonominë pyjore janë trajtuar me vendime për njohje, kthim apo kompensim prone.
Së katërti Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Dega e Shoqërive Publike ku është kërkuar konfirmim nëse mbi prona të ndryshme, të cilat janë në proces privatizimi ka vendime për njohje kthim apo kompensim prone dhe konfirmim për çmim të sipërfaqes së pronës shtetërore bazuar në VKM-në 89 datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.
Së pesti Ministria e Mbrojtjes, 4 (katër) shkresa në lidhje me pasuri të ndryshme me qëllim vijimin e procedurave të qiradhënies, është dhënë informacion nëse ka vendime për njohje, kthim/kompensim prone apo të drejtën e parablerjes.
Së gjashti 31, ku është dhënë informacion nëse mbi pasuri të ndryshme objekt gjykimi ka të miratuara vendime për njohje kthim apo kompensim pronë si dhe nëse ka të administruara pranë ATP-së, kërkesa të patrajtuara me vendim për Gjykatat e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm si dhe Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Së shtati Kryeministria 3 shkresa, me anë të së cilave është kërkuar mendim për projektvendime të ndryshme të propozuara nga Këshilli i Ministrave.
Së teti 126 janë kërkesa nga Sektori i Përfaqësimit Ligjor, në lidhje me vlerësimin e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe analizimin e akteve të ekspertimit duke u referuar në kërkesë-paditë e përcjella nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, Gjykatat e Apelit, Avokatura e Përgjithshme e Shtetit apo Avokatët e Shtetit në Nivel vendor.
3-Ligji thithi vetëm miliona nga oligarkët
Ligji kishte si qëllim primar të vetin kur u hartua, thithjen e investimeve të huaja direkte nga jashtë. Por nga 2016 deri në 2023 vetëm dy projekte janë lëshuar për investitorë të huaj, dhe katër janë të përbashkëta. Në total janë 435 milionë euro investime shqiptare që kanë marrë statusin “strategjik”, që përflitet të shkojë 7 mld usd.
4- Ligjet e shpronësimit të detyruar që çojnë banorët “nga shiu në breshër”
Një tjetër problematikë e këtij ligji mbetet shpronësimi. Sipas ligjit për investimet strategjike, lejohet shpronësimi i pronës private dhe nëse investitori nuk ka arritur në një marrëveshje me pronarin e tokës, atëherë shteti ka të drejtë të ndërhyjë.Shteti ndërhyn me të njëjtën procedure, që ndiqet për shpronësimin për interes publik.Sipas raport-monitorimit të Qëndresës Qytetare qeveria thotë se nuk ka pasur raste ku shteti të këtë ndërhyrë për shpronësim, pasi investitorët kanë gjetur konsensus me pronarët për pronat ku zhvillohet investimi.“Por megjithëse ky nen i ligjit nuk është vënë ende në zbatim, ai është qartazi një formë presioni ndaj pronarëve”,- thotë raporti.Një tjetër problematikë e shfaqur sa i përket shpronësimeve është ligji “Për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. Sipas këtij ligji toka bujqësore e shpërndarë më parë me ligjin 7501 dhe për të cilën fshatarët kanë aplikuar për ta regjistruar nën pronësi, duhet të plotësojë disa kushte për t’u regjistruar, mes të cilave, kjo tokë “nuk duhet të jetë e zënë nga ndërtimet pa leje” si dhe “nuk duhet të jetë objekt i investimeve strategjike”. Ligji “Për menaxhimin e integruar të zonave bregdetare” gjithashtu krijon problematika sa i përket shpronësimit. Sipas këtij ligji shteti ka të drejtën e parablerjes së tokës dhe detyron që zhvillimi i saj mund të bëhet vetëm me kontrata PPP ose si investim strategjik.