“Nuk jemi të dënuar të qëndrojmë në opozitë”, Berisha premton bashkimin e demokratëve: Nuk kam problem të punoj me të shkëputurit (Thirrja për delegatët)

131
Sigal

Nuk jemi të dënuar të qëndrojmë në opozitë. I kemi të gjitha potencialet të fitojmë. Ata që u shkëputen nga PD, u rikthyen dhe kontribuan në mënyrë cilësore dhe unë kam bashkëpunuar me ta pa asnjë lloj dallimi. Ne jemi njerëz të parimeve. Jane më dhjetëra mijëra anëtarët tanë të harruar. Më erdhi dje anëtari i kryesisë së degës së Rrogozhinës. Tha anëtarëso sa të duash. Kur solli listat kishte hequr 40% të anëtarëve. Asnjeri nuk anëtarësohet për kryetarin por për idealet e tij dhe parimet e partisë demokratike. Ndaj fdhe ftoj të gjithë delegatët e kuvendit kombëtar të PD-së të degës Gjirokastër të firmosin për mbledhjen e kuvendit. Si të doni firmosni në kuvend por firma juaj është ndërgjegja juaj.