“Nuk është realizuar as 1% e planit”, Kontjana Kuçi: Zvarritje, mungesë transparence, abuzime dhe paaftësi për rindërtimin në Durrës

233
Sigal

Kontjana Kuçi, kryetarja e LSI në Durrës, thotë se qeveria ka dështuar me planin e rindëritmit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në një postim në Facebook, Kuçi shkruan se për rindërtimin e qytetit bregdetar nuk është realizuar as 1 për qind e planit.

Zvarritje, mungesë transparence, abuzime, paaftësi, klientelizëm, kanë shoqëruar procesin e dështuar të rindërtimit në Durrës. 8 mijë banorë kanë prej 14 muajsh në çadra e kontenjerë“,- shkruan, ndër të tjera, Kontjana Kuçi.

Postimi i plotë

Nuk është realizuar as 1% e planit. Dështim i pushtetit qendror dhe vendor me rindërtimin në Durrës.
Në muajt e parë të vitit 2021 rezulton se janë përdorur vetëm 6 milionë lekë nga 800 milionë lekë të programuara në Janar duke u realizuar kështu më pak se 1% e planit.
Zvarritje, mungesë transparence, abuzime, paaftësi, klientelizëm, kanë shoqëruar procesin e dështuar të rindërtimit në Durrës.
8 mijë banorë kanë prej 14 muajsh në çadra e kontenjerë.
Zero pallate të ndërtuara dhe 900 familjet DS4 nuk u është dhënë asnjë informacion apo orientim se çfarë do bëhet me ato.
Më 25 prill do e shporrim këtë qeveri të papërgjegjshme dhe do nisim një proces rindërtimi të shpejtë, transparent dhe me ndërtime dhe restaurime me standarde.