Nora Malaj : Situata e Covid në sistemin arsimor, alarmante !

342
Sigal

Përfaqësuesja e LSI-së Nora Malaj, ka reaguar në mënyrë alarmante mbi efektet e Covid në sistemin arsimor. Statusi i saj në rrjetin social facebook ka reflektuar shqetësimet reale të qytetarëve mbi rrezikshmërinë e infektimeve të reja në rradhët e arsimtarëve.

Ja reagimi i plotë :

Koha për të folur!

Të nderuar miq të fb , sot është ditë e diel dhe gjithkush dëshiron të ketë nje ditë të bukur e të qetë! Sot do të doja të ndaja disa shqetësime me ju, miqtë e mi .

Është bërë shqetësuese dhe është kthyer problem situata e Covidite te sistemi i arsimit parauniversitarë . Që në mengjes e deri tani me kanë ardhur sms alarmante që tregon se kemi nje përkeqësim e infeksion masiv me Covid në radhët e mësuesve.

 

1.“ Mirëmengjes! Mësuesja R është me covid në gjendje…. Parametrat;

40 % e mushkrive e prekur.pCr 7 herë më e madhe Diabeti 500

Temp në monitorim por jo shumë pas 6 ditësh.

Në shtëpi me oksigjen.me terapi e mjek.

Nga përvoja jote më shkruaj ndonjë gjë

Oh,Zoti,ma shpëtofte motrën! Po munde na ndihmo! … “

 

2.”Përshëndetje, shumë shumë ndjesë për bezdisjen. Po ju shkruaj për një hallin timin personal. E di që është jo etike , por kam mamin sëmurë , mësuese në shkollen x dhe do e çojmë për kurim në Turqi, dhe tarifa shkon afro 10 mijë dollarë. Nëse keni mundësi, do të ishit ndihmë me çfarëdo kontributi financiar. Në kushte normale nuk do ta çoja kurrë këtë mesazh. Ndihem shumë në siklet, pasi nuk dua që të viheni në pozitë.”

 

3.”Miremengjes , Uroj te jeni sa me mirë të gjithë. Megjithëse është e diel , do të pyes per dicka ,por pa te vene ne siklet , nendrejtoreshe ime , po kalon COVID dhe i shoqin eshte trembur pasi nuk i kane dale mire analizat, A ke mundesi ta lidhesh me Piperon ????”

( Për arsye etike nuk i kam vene emrat)

 

Te gjitha sms dhe te tjerat që nuk po i rendis, me shume etike dhe ndjesë tregojnë që njerëzit janë në lufte me jeten dhe vdekjen .

Tashmë numri i mësuesve që kane humbur jetën ka shkuar 14 vetë ..Vetęm një shembull , në shkollen “Ahmet Gashi” në Tiranë 12 mësues i ka zënë Covidi , vetëm 6 mësuses kanë mbetur të pa infektuar . Keta të 6 mbajnë shkollën dhe levizin nga nje klasë ne tjetër duke i mbajtur nga 10 min shpjegim për të fluturuar te tjetra . Kësaj i thonë të veshësh “këmishën e forcësh “ dhe si robot të vraposh nga nje klasë ne tjetrën .

Nje fakt tjetër , vetem në gjimnazin “ Qemal Stafa “ , në cdo klasë ka nga 15 nxenes mesatare te infektuar me Covid !

Jemi në situatë kur duhet të flasim për gjerat që na shqetësojnë . Situata është alarmante . Janë mbi 600 mësuese të sëmurë dhe 1500 nxenes të prekur nga Covid !

Mendoj që kjo situatë kerkon një menaxhim më të pergjegjshëm e seriozë .

Nxënesit e sistemit nga kl e gjashte e deri te e nenta mund te alternohem në keto dy javë ne sistem on- line . Vetëm ata që janë me te vegjel, klasat e para deri në të pestat mund të behen mësime ne mjedise shkollore, po ku të jenë të dizifektuara . Sistemi higjeno – santitar duhet të jetë i gjithi i monitoruar dhe ku te mos mungoj uji, detergjentet dhe sapuni, te cilat jane ne gjendje te papërfillshme ne shkollat tona .

I propozoj Ministrisë së Arsimit të marri masa sa nuk është vone ne ruajtjen e jetes se mesuesve dhe nxenesve sa nuk është vonë . Nuk ka me kohe per t’u grindur , por per te reflktuar dhe per te zgjidhur situatën emergjente ku gjendemi .

«Nëse dëshiron të shkosh shpejt, shko vetëm. Nëse doni të shkoni larg, shkoni së bashku. “

Mendoj se ka ardhur momenti që duhet te shkojme bashkë dhe larg! Ka ardhur momenti që duhet të flasim e të veprojmë ! Ata që kanë frikë nga fjala le të qëndrojnë në Dimrin e Vetmisë së Madhe , që shumë shpejt po troket në dyert e tyre . Uroj shërim të shpejtë të gjithë atyre që po vuajnë ne keto ditë të veshtira nga Covidi ! Shërim sa me të shpejtë dhe nje pasdite sa më të qetë !