Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi: Show me shembje në Durrës

364
Sigal

Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi ka reaguar sot në kuadër të shembjeve të realizuara nga IKMT dhe IMT në qytetin e Durrësit.

Ja postimi i saj në rrjetin social facebook :

Qeveria dhe Bashkia përmes IKMT dhe IMT të Durrësit vazhdojnë vetëm të shembin.
Show me shembje.
Zero  Zero Zero pallate të ndërtuara.
Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pas 1.15 miliardë eurove të mara hua për rindërtimin, bilanci ZERO 0 pallate të ndërtuara në Durrës.
Dimri i dytë po i gjen mijëra banorë të Durrësit të pastrehë.
Ndaj edhe më 25 prill sekti i papërgjegjshëm i korrupsionit do shkatërrohet teksa ne do ndërtojmë Durrësin dhe të ardhmen e Shqipërisë