“Njëri thotë është partia ime, tjetri thotë është e imja”, Shehaj: Do të marr pjesë vetëm tek njëri Kuvend sepse…

245
Sigal

Keni deklaruar se do jeni edhe në Kuvendin e datës 11, po në atë të datës 18 dhjetor a do jeni?

Agron Shehaj: Jo nuk do shkoj sepse mendoj se është e pakuptimtë të shkoj tek të dy kuvendet sepse nuk e dimë çfarë vendimesh do merren në datë 11 dhjetor dhe duhet të pritet për të parë më pas. Gjithmonë po flas për ata që mendojnë se Kuvendi i datës 11 dhjetor është legjitim, kush beson në legjitimitetin e këtij kuvendi nuk mund të shkojë tek tjetri.

Po kuvendi i datës 11 a mund të vendosë që mos të zhvillohet ai i datës 18 dhjetor i lajmëruar nga Basha?

Shehaj: Mund të vendosë por nuk më duket e kuptimtë.

Basha ka thënë se nuk ka dy kuvende por vetëm një ai i datës 18.

Shehaj: Është koherent me deklaratat e tij të mëparshme, nuk njeh firmat nuk njeh delegatët dhe kështu. Kryetari i PD nuk njeh kuvendin e datës 11 dhe nuk njeh atë vendim që do marrin delegatët kështu që do këmbëngulë në idenë e tij.

Tani unë mendoj njëri thotë partia ime tjetri thotë partia ime. Unë mendoj se ka vetëm një parti, ajo e anëtarëve. Unë do marr pjesë në Kuvendin e datës 11 se mendoj se është ai i anëtarëve dhe delegatëve. Mendoj që ka një parti dhe një kuvend ai i shumicës së anëtarëve. Dyshimet që kisha i vërtetova dhe u binda që firmat ekzistojnë.