“Një nga themelueset e LSI”, Erisa Xhixho: E nderuar që u takova me Dolora Zekthin

358
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho është takuar me një nga themelueset e LSI, njëkohësisht Kryetarja e parë e LGI në njësinë numër nr.3 në Tiranë, Dolora Zekthin.
“Dolora është frymëzim për çdo grua apo vajzë në LSI. Ndër vite na ka mësuar se një zonjë e fisme mund të jetë një bashkëshorte e mirë, një nënë e mirë, një profesioniste e zonja, një kontribusese e mirë në politikë.
Ndër vlerat më të çmuara për mua është respekti dhe mirënjohja ndaj kontributit të çdo anëtari dhe themelusesi të LSI”, shkruan Xhixho në postimin e saj.
Postimi i plotë i Erisa Xhixhos: 
E nderuar që u takova me Dolora Zekthin mjeshtre sporti , atlete ,një nga themeluest e LSI dhe Kryetarja e parë e LGI në njësinë numër nr.3 në Tiranë.
Një nga zonjat që çmoj shumë dhe i jam mirënjohëse për kontributin që ka dhënë, për shembullin dhe fisnikërinë që transmeton.
Dolora është frymëzim për çdo grua apo vajzë në LSI. Ndër vite na ka mësuar se një zonjë e fisme mund të jetë një bashkëshorte e mirë, një nënë e mirë, një profesioniste e zonja, një kontribusese e mirë në politikë.
Ndër vlerat më të çmuara për mua është respekti dhe mirënjohja ndaj kontributit të çdo anëtari dhe themelusesi të LSI 🌹.
Sigal