Nje kryeministër dhe një guvernator bëjnë një hiç

553
Sigal

Nga Klodian Tomorri

A munden dy burra shteti te mblidhen bashke dhe te bejne nje hic? Pergjigja eshte po. Madje jo vetem kaq. Por dy burra shteti mund te bejne edhe nje hic me zarar. Prova eshte urdhri i perbashket i Kryeministrit dhe Guvernatorit te Bankes se Shqiperise.

Urdhri per pezullimin e pageses se kredive i firmosur nga Edi Rama dhe Gent Sejko eshte nje nul juridik. Per ta thene shkurt, ai urdher nuk ka asnje fuqi ligjore per te pezulluar kredite. Nese bankat nuk jane dakord te shtyjne apo pezullojne kredite e qytetareve dhe bizneseve te prekur nga karantina, atehere kredite nuk shtyhen. Te pakten ligjerisht.

Pervec kesaj urdhri ka dhe nje ngerc te madh praktik. Per te shtyre kredite bankat duhet te amendojne marreveshjet me klientet, jo vetem marreveshjet e kredive, por edhe ato te kolateraleve. Behet fjale per 1 milione kontrata, te cilat me pas duhet te regjistrohen ne hipoteke. Kjo eshte praktikisht e pamundur.

Kjo eshte pjesa e nulit. Tani pjesa e zararit. Ky eshte rasti i pare ne bote, kur kryeministri dhe guvernatori i Bankes Qendrore te nje vendi nxjerrin nje urdher te perbashket. Dhe ka nje arsye se pse kryeministrat dhe guvernatoret nuk mund te firmosin dot ne vendime te perbashketa; bankat qendrore jane te pavarura nga qeveria. Banka e Shqiperise eshte nje institucion kushtetues i pavarur. Cdo vendim i perbashket i kryeministrit me guvernatorin cenon direkt pavaresine e Bankes se Shqiperise.

Por le te kthehemi tek pezullimi i kredive. Cfare ka ndodhur ne te vertete? Deri tani ka vetem nje akt te vlefshem ligjor qe e prek kete ceshtje. Ai eshte vendimi qarkullues i Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise.

Ne daten 12 mars, Keshilli Mbikqyres i Bankes se Shqiperise vendosi te shfuqizoje provigjonet per kredite joperformuese gjate periudhes mars- maj 2020. Cfare do te thote ky vendim? Kur nje biznes apo qytetar nuk paguan kestin e kredise ne kohe, bankat jane te detyruara ta provigjonojne ate. Pra te heqin fonde menjane ne formen e rezerves per te mbuluar humbjet qe vijne nga mosshlyerja e kredise. Vendimi i Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise i cliron bankat private nga ky detyrim. Pra per cdo kredi qe nuk paguhet ne kohe, per periudhen mars-maj 2020 bankat private nuk ka detyrimin te heqin menjane fonde rezerve. Kaq mund te beje Banka e Shqiperise, asgje me teper. Shtyrja apo jo e kredise me klientin eshte teresisht ne doren e bankes private, sepse eshte nje marreveshje mes paleve.

Ka vetem nje menyre se si kredite mund te pezullohen ne menyre ligjore. Ajo eshte permes nje ligji te veccante. Sepse ligji qendron mbi marreveshjen mes dy paleve.

Kryeministei mund t’a kishte pezulluar pagesen e kredive permes nje akti normativ. Per ta bere procesin sa me serioz, ky akt duhej diskutuar me pare me Presidentin, qe presidenti te mos e kthente dhe me pas te mirarohej ne Parlament. Vetem keshtu qytetaret dhe biznesi do te lehtesoheshin

Cfare duhej bere me pas. Vendimi duhej te shoqerohej me masa ekonomike. Qeveria dhe Banka e Shqiperise duhet te garantonin se sistemi bankar do te mbetej likuid. Shtyrja e kredive me 3 muaj nenkupton se bankat nuk do te arketojne 250 milione euro nga pagesat e principaleve dhe interesave te kredive gjate kesaj periudhe. Per te mos krijuar probleme likuiditeti, qeveria mund te merrte disa masa per te mos lejuar dalje depozitash, nderkohe qe Banka e Shqiperise mund te perdorte te gjithe instrumentat e saj per injektim likuiditeti ne sistemin bankar, perfshire blerjen e bonove te thesarit, qe mbahen nga bankat.

Kjo ishte menyra e vetme per te bere ligjerisht shtyrjen e kredive. Tashme shtyrja apo pezullimi i tyre mbetet ne doren e bankave private, nderkohe qe pavaresia e Bankes se Shqiperise eshte cenuar rende. Per shkak te hicit me zarar qe bene kryeministei dhe guvernatori me firmat e tyre.