Presionet dhe shantazhet detyrojnë kandidatët e pavarur të japin dorëheqjen

439
Dje zyrtarisht u tërhoq nga gara elektorale (edhe) kandidati i pavarur për kryebashkiak i Konispolit Fatmir Shero. Duke dashur të shpjegojë arësyet e tërheqjes nga gara elektorale, ish kandidati Fatmir Shero, nuk pohon arësyet e vërteta, që e detyruan atë të tërhiqet, por në mnëyrë indirekte lë të kuptojë se është detyruar nga presionet dhe shantazhet që iu bënë, teksa u bën thirrje kandidatëve të tjerë partiakë, që të zhvillojnë fushatë zgjedhore brenda standarteve, ndërsa zgjedhësve u bën thirrje që të votojnë sipas vullnetit të tyre. Domethënë, zgjedhësit, jo të detyruar, nga të tjerë, të votojnë sipas vullnetit të tyre.
Shantazhet politike ndaj kandidatëve të pavarur
Kryebashkiaku i deritanishëm i bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, publikisht deklaroi se do të vinte kandidaturë mbështetur nga Fronti i Majtë, pasi PS manipuloi sontazhet dhe vullnetin e socialistëve në Gramsh, duke kandiduar një kandidate që është e preferuara e deputetit të zonës, Damian Gjiknuri. Mirëpo, pas disa javësh, Dritan Bici u detyrua të tërhiqej nga kandidatura e tij, pasi u shantazhua, u kërcënua. Kështu ndodhi edhe me kandidaturën e Ramiz Obonit për kryetar në bashkinë e Kuçovës, ndaj të cilit u ushtrua presion dhe shantazh ndaj famijarëve të tij, duke i kërcënuar se do t’i hiqnin nga punët në administratën publike, nëse nuk tërhiqet nga kandidatura Ramiz Oboni. Po kështu, edhe kandidati i pavarur në bashkinë e Kukësit, u detyrua të tërhiqej, pasi u ushtrua ndaj tij presion dhe shantazh sistematik. Edhe ndaj 2 kandidatëve të pavarur për kryetar në bashkinë e Tepelenës, (por edhe në Memaliaj) u ushtrua shantazh deri në kërcënim që të tërhiqen nga kandidatura e tyre për kryebashkiak, madje, sa qa njëri prej tyre u cilësua edhe “diversant” i forcës politike kryesore, pasi kjo kandidatë e pavarur do që të diversiojë rezultatin ndaj kandidatit partiak. Në disa raste, kur presioni dhe kërcënimi nuk kanë dhënë rezultatin e duhur ndaj tërheqjes së kandidatëve të pavarur, nga vetë forcat politike është vënë në lojë edhe KQZ, e cila me vendime politike, nuk ka rregjistruar kandidatë të pavarur, ose kandidatë që mbështeten nga partitë jashtë 2 koalicioneve të mëdha zgjedhore. Këto vendime (politike) të KQZ janë kritikuar edhe nga organizma që monitorojnë fushatën zgjedhore në Shqipëri. 
Tërheqja e kandidatëve të pavarur, humbje e demokracisë
Fatkeqësi e Demokracisë, mund të cilësohet tërheqja e kandidatëtve të pavarur nga gara elektorale. Të humbur të gjithë, ne dhe demokracia jonë. Do të ishte në të mirë të Demokracisë, të cilësisë së saj, që kandidatët për kryebashkiakë të jenë (nëse është e mundur) të gjithë të pavarurit nga partitë politike, sepse vetëm kështu kandidatët për kryebashkiakë dhe këshilltarë të këshillave bashkiakë, do të ishin përfaqësuesë të drejtpërdrejtë të interesave të Komunitetit. Kandidatë të tillë për organet votuese të pushtetit vendor, të pavarur nga partitë, të jenë ata që gëzojnë reputacion në vetë Komunitetin, që të mos kishim fare shpenzime elektorale për spote demagjogjie, por vetëm dialogje dhe debate në fushata elektorale, për të ardhmen konkrete të Komunitetit, ndërsa Pushteti Qendror të ishte larg fushatës zgjedhore për Pushtetin Vendror.
Sigal