“Një këshillë për Edi Ramën”!

485
Sigal

Nga Prof. Elmaz Sherifi

U fute në politik si Edi, ministër Kulture. Mos ik prej saj si Rama, kryeministri me tipare diktature. Ju këshilloj, se me dhimseni si qenie njerëzore, jo si politikan, pasi edhe vetë keni deklaruar se nuk jeni i tillë. Ju e dini qe nuk ju këshilloj vetëm sot. Gjithënjë ju kam këshilluar, nuk keni dëgjuar dhe keni gabuar. Jemi takuar për herë të parë, nëse jeni mirë me kujtësen, në verën e vitit 1998, buzë detit te Vilat Qeveritare në Durrës. Mua sapo më larguan nga ministër i punës dhe çështjeve sociale. Ju sapo ishit emëruar ministër i Kulturës. Më shprehet konsideratë për kurajon politike, si kritikë i Nanos, dhe më pyetët ku e gjeja forcën, që kundërshtoja politikat e gabuara. Pasi ju dhashë argumentet, u kujtova se ishit bërë ministër pa kontribute politike e duhet t’i respektoje socialistët dhe parimet e qeverisjes kushtetetuese e institucionale. Unë nuk kam qenë mbështetës, që ju të bëheshit kryetar bashkie në vitin 2000. Si kryetar i Komisionit të Qeverisjes Vendore në PS këtë mendim i’a shfaqa edhe kryetarit të partisë Nano. Nano më tha, se jemi të detyruar ta kandidojmë, se e kërkon kryeministri Meta. Atë mot konflikti në PS ishte në “Zenith”. Nuk mund tu akuzoj se keni rol, pasi nuk kam fakte. Në 2003, sa rimore mandatin e dytë si kryetar bashkie, more tesrën e anëtarit të PS, dhe hyre në garë për kryetar partie. Ju këshillova, mos u ngutni, se nuk ke mbështetje, e nuk merr as votat që kërkoheshin sipas statutit për tu futur në listën e votimit. Këmbëngulët, e protestonit pse “kongresmenët”, si i quaje delegatët e kongresit nuk të mbështetnin.

Na është dashur tu kërkojmë delegatëve te firmosnin si mbështetës. Vetë i kam kërkuar edhe njeriut të nderuar e socialistit të përkushtuar Z. Hysen Godole të të jepte firmën. Konkurove dhe nuk more as votat e mbështetësve. Në 2005 Nano dha dorëheqje nga kryeministër, por edhe si kryetar partie, sepse zgjedhjet u humbën, edhe me kontributin tuaj. Besoj se nuk keni harruar që si kryetar bashkie I mbështetur nga socialistët e progresistët, ju bëtë tur elektoral nëpër Shqipëri, kundër qeverise socialiste, e në Pezë, ku shkoje për fundjave, dole hapur në mbështetje të kandidatit, jo Socialistë e për atë shkak humbi kandidati i PS, Agron Dibra. Kam bërë shkrim, duke mbështetur dorëheqjen e Nanos si kryeministër më 2005, por edhe kritikë për dorëheqjen si kryetar partie, nga Selia e Kryeministrisë. Pretendoja se dorëheqjen si kryetar partie Nano duhej ta bënte në Kongresin e Partisë. Nuk e mbështeta profesor Mejdanin për kryetar partie, i cili i dha frymëmarrje PS me ofrimin e tij, por kisha votuar kundër tij për Sekretar i Përgjithshëm, pasi hyri në garë disa ditë pasi u anëtarësua në PS. Vlerësimi për Presidentin Mejdani ishte dhe mbetet maksimal. Po nuk e mbështeta, pasi mbështeta ju, sepse nuk tërhiqeshit nga kandidimi. U mbështeta, sepse njihja ambicien dhe fuqinë që të jep në Shqipëri funksioni i kryetarit të bashkisë, nga dalin lejet e ndërtimit, dhe që ju të mos bëheshit faktor përcarje. Këtë i’a thashë edhe të nderuarit Mejdani. Mbështetjen ja u dhashë me kushtin e fitores së zgjedhjeve parlamentare me 2009. E kur ato i humbët i’u kërkova publikisht dorëheqjen. Por ju pranuat që të ndryshonte edhe statuti, me qëllim që edhe ata që të inkurajonin të mos jepje dorëheqje, të vazhdonin karrierën politike. Çmendurisht u hap fushata formale e rizgjedhjes kryetar, kur ju kishit futur me insistim normën statutore se Kryetari i Partisë që humbet zgjedhjet parlamentare jep dorëheqje.

Ju, sa u bëtë kryetar partie, dolët me tezën e Politikës së Re. E mbani mend ju, dhe të gjithë asambleistët, si u kam kundërshtuar fort dhe kërkova që media të ishte e pranishme për transmentimin e mendimit tim, përse isha kundër tezes suaj. Por ju dhe shumica e mbështetësve të “interesit” mu turret me egërsinë që shfaqet edhe sot ndaj mendimit të lirë. Bashkë kemi diskutuar shumë çështje dhe ju kam kujtuar se me tezat e tua, do t’i humbisnim zgjedhjet e vetëqeverisjes vendore me 2007. Zgjedhjet i humbëm thellë. Por ju dhe “mbështetësit e interesit”, humbjen e trajtuat si fitore. Ne 2007 kam ndërmjetësuar që Nano të ishte kandidat për president, meqë ai e dëshironte dhe duhej kandiduar që të mos bëhej faktor përçarje. Ju nuk ishit dakort me tezën time, nga frika se mos kishte një marrëveshje me Berishën, dhe ai bëhej president. Pas shumë takimesh pranuat që të takoheshit me Nanon. Nano u fut në atë rrugë të gabuar dhe humbi ashtu si ju kisha thënë. Më vonë ju e denigruat Nanon dhe kur kishit nevojë për mbështetjen e tij me 2017, e ftuat në kongresin e Rilindjes. Bamir Topin e votuan edhe disa deputet socialist. Me keni marrë në telefon e me ftuat të pinim kafe. Kur ju thashë se isha në Vlorë, me komunikuat përjashtimin e tyre nga partia dhe grupi parlamentar. Ju mbështeta për dënimin moral, por jo për përjashtimin e tyre, pasi ishim vetëm 42 deputet. Ju nuk e dëgjuat këshillën time, dhe i përjashtuat. Një prej tyre u bë deputet nga Berisha në 2009.