Reperi i njohur jep lajmin e shumëpritur…

362
Sigal

Reperi i njohur, Ledri Vula, ka publikuar në “Youtube” albumin e tij më të ri. Ai shprehet se do kishte dashur që këtë album ta prezantonte nëpër koncerte, por situata ishte e tillë. “Albumi 10/10 sonte del komplet në ‘Youtube’.
Këtë album ia kom pas borxh fansave, dostave, vetes, edhe vet muzikës që e boj. Situata nëpër të cilën po kalojmë s’na ka lon me realizu qysh e kemi menu, por çdo gjë e ka të mirën dhe të keqen e vet. E mirë se albumi megjithatë ka arritur me dal dhe e keqja që s’kom mujt me e nda personalisht me publikun në koncerte.

Por ajo kohë po vjen me kismet. E me kismet po vijnë edhe projekte te reja. Faleminderit krejt njerëzve që jon pjesë e këtij projekti! Gjithashtu, faleminderit krejtve për suportin dhe komentet e mira”, shkruante Ledri në postim. Por fansat e pyesin nëse është frymëzuar nga e dashura tij, Sara Hoxha, për këtë klip dhe nëse do të ketë dasmë së shpejti.

Burime pranë Ledri Vulës kanë treguar për “Panorama Plus” se pas karantinës do të ketë dasmë, ashtu siç dy pindërit e tij e deklaruan pak javë më parë. Ata paralajmëruan dasmë të djalit të tyre me një vajzë blogere, Sara Hoxha, një ceremoni që është menduar të organizohet pasi karantina të ketë përfunduar plotësisht.

Xheraldina dhe Agroni kanë folur për afeksionin e tyre për partneren e të birit, Sarën. E ëma e Ledri Vulës tregoi se Sara i është përshtatur shumë ambientit të tyre familjar dhe ndihen shumë mirë me të. Madje, ajo ka treguar se Sara është natyrë më e dashur dhe e përkushtuar dhe kalon mjaft kohë me ta.

Ndër të tjera, Xheraldina foli për dëshirën e madhe të bashkëshortit të saj, Agronit, për të realizuar një dasmë madhështore.

“Sara është një vajzë shumë fisnike. Për e bukur, e shikoni dhe vetë. Mirëpo, shpirti dhe zemra e saj është shumë më e madhe se bukuria. E bukur është mjaft. Zakonisht, prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të gjejë një yll dhe Ledri e ka gjetur yllin e vet. Momentalisht janë të ndarë, pasi Sara është në Gjermani te prindërit, ndërsa Ledri është në Brezovicë me miqtë e tij. Kjo largësi dhe kjo karantinë po e bëjnë të pamundur ardhjen e shpejtë të Sarës. Mirëpo, shpresojmë të kalojë shpejt karantina. Ajo na mungon edhe neve tani, Ledri është pak tip introvers dhe qëndron me ne një ose dy orë dhe ikën në botën e tij, ndërsa Sara rri me ne më gjatë, përgatisim bashkë ushqimin, qeshim, bisedojmë. Të dy kombinohen shumë mirë në ambientin tonë familjar. Me kismet, pas karantinës do të kemi dasmë”, është shprehur e ëma e Ledri Vulës, Xheraldina.

Dhe kështu do të jetë, ata do të organizojnë një dasmë private, sipas rregullave që do të respektohen nga të gjithë.

KUSH ËSHTË SARA HOXHA, VAJZA JASHTË SHOWBIZZ-IT QË LEDRI E ZGJODHI PËR NUSE

I konsideruar si Don Zhuani i muzikës, duket se Ledri tashmë ka gjetur stabilitetin në dashuri, ndoshta dhe për shkak të pjekurisë tashmë, pasi këtë verë ai do të festojë 35-vjetorin. Tanimë nuk ka më dyshime që Ledri Vula dhe vajza nga Kosova e rritur në Zvicër, Sara Hoxha, jo vetëm janë bashkë, por kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në distancë.

U bë kohë që flitet për një romancë të reperit Ledri Vula dhe një vajze simpatike, e cila nuk është pjesë e showbizz-it shqiptar, Sara Hoxha. Destinacionet e tyre të përbashkëta dhe marrëdhëniet e mira që Sara Hoxha ka me miqtë e ngushtë të Ledrit vërtetojnë se çifti janë bashkë, megjithatë ata asnjëherë nuk e kanë pranuar diçka të tillë.

Tashmë që lajmi është bërë mediatik bëhet gjithnjë e më e vështirë që Ledri dhe Sara ta shijojnë romancën e tyre larg vëmendjes sonë. Pas pushimeve të fundit në vendet luksoze, ata shihen gjithmonë e më pranë familjarëve të tyre. Ata janë fotografuar në evente të ndryshme apo festa ditëlindjesh, ku shihen gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

Kështu ndodhi në ditëlindjen e 27-të të Sara Hoxhës, kur reperi u kujdes ta surprizonte atë me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq e rozë dhe ajo nuk hezitoi t’i ndante edhe me ndjekësit e saj. Reperi i dashur është përfolur shpesh në media për marrëdhëniet e tij me femrat. Por tashmë të gjitha thashethemet kanë marrë fund, pasi ai ka në krah vetëm një vajzë, të cilën e ka zgjedhur larg botës së showbizz-it.

Thuhet se vajza në fjalë është mbesa e Telat Agollit, kampionit të peshëngritjeve. Ajo quhet Sara dhe jeton në Gjermani. Edhe pse nuk e kanë konfirmuar asnjëherë lidhjen e tyre, reperi Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuara në showbizz-in shqiptar. Ata të dy vendosën të thyenin heshtjen për romancën e tyre, duke hapur dhe një adresë të përbashkët në “Tik-tok”.

Tashmë Sara është një personazh mjaft i ndjekur në “Instagram”, aty ku së fundmi e ka bërë dhe profilin publik, në mënyrë që të gjithë të shohin fotot nga përditshmëria dhe udhëtimet e shumta që bën. Kurioziteti është shumë i madh për Sarën, duke qenë se është dhe partnerja e një prej reperave më të kërkuar në tregun shqipatar. Po kush është Sara, ajo e ka zbuluar vetë.

Ajo ka realizuar një miniintervistë me ndjekësit e saj në “InstaStory”, ku u është përgjigjur pyetjeve të bëra duke na zbuluar shumë detaje për veten, që nuk i dinim më parë për të. Sara ka lindur në Zvicër, është 27 vjeç dhe 1.64 cm e gjatë.

Mes “Samsung” dhe “Iphone”, ajo zgjedh këtë të fundit, madje tregoi se fotot e saj i rregullon vetëm me efektet e telefonit, ndonjëherë përdor programin “VSCO”. Sara nuk e frekuenton palestrën, nuk përdor fare krem për fytyrën e saj (fondatinë), madje as nuk shikon televizion shqip. Le të shohim nëse Sara dhe Ledri do të zgjedhin Prishtinën për të jetuar si çift pas martesës, apo një vend të Europës.