Nishani: Presidenti i Republikës nuk gjykohet për deklarata…! GjK u investua në një qokë politike

148
Sigal

I ftuar në një emision, ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me shkarkimin e Presidentit të Republikës nga ana e Kuvendit.

Ish-presidenti Nishani theksoi se ‘Presidenti i Republikës nuk gjykohet nuk hetohet për deklatat politike dhe se parashikimi i bërë në Kushtetutë që presidenti mund të shkarkohet për kryerjen e një shkelje të rëndë, presupozon faktin se si kryetar i shtetit apo komandant i Forcave të Armatorsura ka vetëm një shkelje të rëndë që është tradhtia’.

Sipas Nishanit, fakti që Gjykata Kushtetuese u investua që ta shqyrtonte këtë çështje e komprometon rolin e saj, duke plotësuar tekat e një enturazhi politik të një mazhorance të caktuar në një kohë të caktuar dhe me një përfaqësi të caktuar politike.

Si e lexoniu një vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese?

Nishani: Natyrisht që e kam ndjekur me vëmendje, fakti që Gjykata Kushtetuese u investua në një qokë politike më kanë bërë që të ndiem keq si qytetar i këtij vendi por dhe si ish-President i Republikës.

Natyrisht që nuk kam pritur që të shkohej në një çmenduri të sjelljes publike dhe institucionale që ndonjë anëtra i Gjykata Kushtetuese të votonte shkarkimin e presidentit për shkak të deklaratave politike, por jam ndier keq pasi nuk e mendoja që Gjykata Kushtetuese e vendit  tim të investohej në një çështje që është vetëm një qokë politike e KM së vendit. E emocioneve politike të KM së vendit. Padyshim që Gjykata Kushtetuese nga pikëpamja procedurale do të respektonte shtjellimin e propozimit që i çoi Kuvendi i Shqipërisë por Gjykata Kushtetuese mblidhej në Dhomën e Këshillimit dhe e kthente menjëherë prapa këtë propozim sepse e para dhe mbi të gjitha nuk kishte përmbajtje, objekt. Presidenti i Republikës nuk gjykohet nuk hetohet për deklatat politike.

Presidenti i Republikës është institucion, deklatat politike të presidentit në detyrë që është zoti Meta apo edhe e atyre që do të jenë më vonë, mund ti pëlqejnë 1 mijë qytetarëve dhe mund të mos i pëlqejë 1500 perosonave të tjerë, por kjo nuk është çështje e cila është objekt për tu hetuar Presidenti i Republikës. Presidenti i Republikës ka disa tagra ka disa kopenteca të caktuara, por dy dimensionet kryesore janë ajo e të qënit Kryetar Shteti dhe Komandant i Forcave të Armatosura.

Që do të thotë se parashikimi i bërë në Kushtetutë që presidenti mund të shkarkohet për kryerjen e një shkelje të rëndë, presupozon faktin se si Kryetar i Shtetit apo Komandant i Forcave të Armatorsura ka vetëm një shkelje të rëndë që është tradhtia.

Nuk ka asnjë shkelje tjetër që të vijë dhe të komportohet nga dimensioni i Kryetarit të Shtetit apo nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, e para.

Së dyti, që të kemi një shkelje apo një dëm do të thotë më së pari të kemi një pasojë të dëmshme që ka sjellë ky akt.

Në rastin e deklaratave publike politike që i pëlqejnë një pjese apo nuk i pëlqejnë një pjese tjetër, të Presidentit të Republikës, nuk ka pasur asnjë konseguencë të dëmshme aq më tepër të vijë si një shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Kjo është logjika më e thjeshtë e cila në fakt ishte ajo që më bëri personalisht, që ta shikonte investimin e Gjykata Kushtetuese në mënyrën e shqyrtimit të kësaj çështje, fakti që e mori në shqyrtim përtej dhomës së këshillimit, ta shikonte si një investim të panevojshme dhe shumë kompromentues për Gjykata Kushtetuese për të plotësuar tekat e një enturazhi politik të një mazhorance të caktuar në një kohë të caktuar dhe me një përfaqësi të caktuar politike.