Ngjela: Sherri në Kuvend, gjëja më e turpshme

544
Avokati dhe politikani, Spartak Ngjela, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Kuvend. Sipas tij, konflikti ishte krejt flas, ndërsa Ngjela ka këmbëngulur edhe një herë në rolin e politikës amerikane në Shqipëri.

Komenti i Ngjelës 
“E patë maskaradën e një konflikti aktorial dhe të pështirë e krejt fals dje në Parlament? E dini pse ndodhi? Sepse të dyja palët duan destabilizimin e Shqipërisë; sepse, në jerm siç janë, mendojnë se ashtu kanë të drejtë të ikin nga Shqipëria bashkë me gjënë e vjedhur. Gjë më e turpshme nuk mund të bëhet! Asnjë klasë politike në Europë në shekuj nuk ka kaluar deri këtu. Deri tani ishte vetëm Berisha një individ i tillë që njihet për urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve; tani iu bashkua edhe halli Rama.

I.
Koha e një individi në një shoqëri që nuk krijon asgjë, është kohë e shkuar dëm. Që nga viti 1945 shqiptarët kanë jetuar në një kohë të shkuar dëm. Pse? Sepse janë drejtuar nga ligësi injorantësh që kanë dhunuar popullin e vet për një pushtet abstrakt që as vetë nuk e kanë ditur se çfarë ju duhet. Nga Enver Hoxha te Edi Rama, shqiptarët janë drejtuar nga marrëzia që s’krijon dot asnjë vlerë kombëtare përveç shkatërrimit shpirtëror dhe material të shqiptarëve. Më aktuale është marrëzia Berisha- Rama, të cilët, pasi u ndanë me njëri-tjetrin ashpër nga marrëzia për pushtet që kishte secili, erdhën më në fund dhe u bashkuan nga marrëzia e degraduar që të destabilizojnë Shqipërinë për të shpëtuar veten nga goditja antikorrupsion që po ju vjen nga Amerika. Po, të dy bashkë, janë peshë shumë e lehtë. “Ngrihuni dhe bjeruni!” – iu tha shqiptarëve ambasadori amerikan njëlloj si Fan Noli në vitin 1930. Më hapur nuk bëhet, sepse kjo kuptohet: “Bjeruni se na keni ne”!

Atëherë, edhe Saliu edhe Rama janë pa shpresë. Nuk e mbrojnë dot gjënë e vjedhur. Ja, ky është sekreti, por ata mendojnë se do ta mbrojnë duke destabilizua Shqipërinë. Kjo është injorancë: njëlloj si ajo që tregojnë në drejtimin e shtetit, të cilin vetëm e kanë vjedhur.

II.
Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Prandaj politika amerikane e ka të drejtë të ruajë stabilitetin shqiptar, sepse ndërkohë ajo është në luftë politike me Rusinë në këtë zonë. Deri me marinsa ka të drejtë normale Amerika të ndërhyjë për ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri, kundër forcave politike të korruptuara që, për të ruajtur vjedhjen e tyre, kërkojnë destabilizim të Shqipërisë me anë të Rusisë. Kaq naivë janë këta të korruptuar sa venë të rrezikojnë veten deri në një penalitet ekstrem?

“Shoku Gramoz ngatërron periudhat”
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, tha se nuk ka ndodhur më parë që të ketë përplasje për të drejtën e fjalës në Kuvend. Sipas tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi nuk ka lënë opozitën të flasë, duke u kthyer pas në kohë. “Nuk ka ndodhur më parë që të ketë përplasje për të drejtën e fjalës. Mund të ketë pasur për tejkalim të kohës, por jo për të drejtën e fjalës. Shoku Gramoz e ka ngatërruar periudhën dhe mendon se mund t’i ndërpresë fjalën opozitës si para 30 viteve. Ne kemi kërkuar që, si për çdo akt që kalon në Kuvend, të kemi diskutime në Kuvend. Regjistrimet kanë ndodhur dhe Ruçi i ka pranuar kërkesat e deputeteve, por deputetët e mazhorancës ishin të papërgatitur. Shtyrja e seancës u kërkua nga PD dhe LSI. Nuk ka skandal më të madh se të tentosh të mos lësh opozitën të flasë, kjo është e padrejtë. Ruçi nuk ka marrë votat tona për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit, por ka marrë kundërshtimin e ashpër të PD”, tha Salianji. Ndër të tjera deputeti i PD, Salianji tha se përjashtimi i Bashës ishte porosi e Ramës. “Neni 46 i rregullores së Kuvendit thotë, se çdo deputet që do të diskutojë për rendin e ditës duhet të regjistrohet në sekretari dhe ne i kemi regjistruar dhe kemi ndjekur të gjitha hapat procedurale. Unë mendoj se mund të jetë edhe një skenar i Ramës për ta degraduar akoma më shumë dhe për të hequr vëmendjen. Ishte porosi e Ramës dhe sapo nisi diskutimi, Rama tha, thuaji që ka mbaruar”, tha Salianji.
Sigal