Gramoz Ruçi “befason” Asamblenë e PS: Jap dorëheqjen si…

529
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, që mban dhe rolin e Sektretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste në nisje të Asamblesë Kombëtare të PS, në retorikën e tij ka përdorur një etiketim të para viteve 90-të, duke i cilësuar kolegët si shok.
Ai tha se të gjithë ministrat do të flasin me rradhë për objektivat e tyre në 100 ditët e para. Ndërsa më tej shtoi se do të flasi dhe shoku Saimir Tahiri…etj, në kuadër të punimeve të asamblesë. Ruçi njoftoi dhe dorëheqjen e tij si Sekretarë i Partisë. “Do i jap fjalën të gjithë ministrave dhe sipas praktikës kuvendore, do flasin vetëm tre minuta. Dorëheqjen time e jap për shkak të angazhimit tim si kryetarë kuvendi”, tha Ruçi, duke i lënë fjalën, siç e etiketoi ai “shokut” Bushati
Sigal