Nga Ardiana Kalaja: A po paguhet kjo heshtje gjumi?!..

315
Sigal

A po paguhet kjo heshtje gjumi?

Në një lokal midis Elbasanit dhe Librazhdit, ishin ulur deputetin Gazment Bardhi dhe ish prokurorin e Elbasanit, SPAK-istin e sotëm dhe heroin e fëmijëve të Merimangës së Zezë, Yuri Kim.
Duke qënë se ndiheshin shumë të shqetësuar, prania e Kamarierit për t’i marë porosinë i shqetësoi shumë.
Kamarieri: Çfarë do merrni?
Ata: Çfarë?
Kamarieri: Çfarë do pini?
Bardhi: 3 kafe dhe 1 ujë me 3 gota.
Kamarieri: Kafe Trimash apo …….sh?
Ata: Çfarë? Me shumë sheqer thanë njëzëri. 😉
SPAK-isti: Ju e dini që unë ju bëra nder të madh sepse të dy jeni të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
Balla: Edhe unë të bëra nder që të çova në SPAK.
Bardhi: Edhe unë ta ktheva nderin se nuk u ndjeva fare kur u emërove në SPAK.
Madje vazhdoi ai, i thashë dhe Bashës ta kalojë në heshtje.
Ndërkohë, 1 qen që kishte në mes të këmbëve Bardhi, lehte papushim sa herë fliste ai.
Më në fund mendova, e paska marë Qenin nga ish bashkëjetuesi.
Mbase me vendim gjykate vazhdova mendimet. Mbase po i biem në qafë kot Merimangës së Zezë Yuri Kim.
Reforma në Drejtësi po jep rezultat. 😉
Tring. Good Morning. Tring. Good Morning. Tring. Tring. Good Morning.
Zilja e zgjimit më zgjoi nga gjumi.
Ç’ne unë ëndërr me këta personazhe?
U kujtova që dje u mbush viti nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku humbi jetën një person ndërsa një tjetër është pas hekurave.
Meqenëse nuk pata mundësi t’ja bëja pyetjet në ëndërr personazheve të lidhur me këtë ngjarje të rëndë, po i bëj këtu:

  1. A u shpërblye ish prokurori i Elbasanit me emërim në SPAK, lidhur me qëndrimet që mbajti me këtë dosje?
  2. A ka filluar hetimi ndaj ish Drejtorit të Përgjiithshëm të Policisë Ardi Veliu që manipuloi provat në vendngjarje?
  3. A ka filluar hetimi ndaj deputetit Balla për lidhje direkte me këtë vepër penale?
  4. A ka filluar hetimi ndaj deputetit Bardhi për ngritjen e një strukture të armatosur në kundërshtim me dispozitat ligjore?
  5. A ka filluar hetimi ndaj deputetit Bardhi për lidhje direkte me këtë vepër penale?
  6. Po ndaj Efektivëve të Policisë që ja mbathën sapo filluan krismat?
  7. Po ndaj deputetit Basha që me ndihmën e z. Kunat është i investuar që kjo çështje të mbyllet pa bujë?
  8. Jane hetuar apo investiguar nga prokuroria me metoda speciale takimet para dhe pas ngjarjes te Restoranti i birit tjetër të Ramës, Gjergj Luca?
  9. Po deputeti rilindas, vëllai i prokurorit dhe dy zv. Drejtorat e Policusë në Elbasan janë pyetur lidhur me këtë çështje?
  10. Si e kaloi Vetingun Alfred Shehu kur raporti DSIK ishte negativ?
  11. Po me viktimën e dytë të kësaj ngjarje tragjike Arbër Paplekaj, çfarë po bëhet kur ka kaluar 1 vit nga rregjistrimi i veprës penale?
    Gojët e liga thonë se përveç manipulimit të provave, po tentohet një marëveshje me viktimën pas hekurave, me qëllim që të shpëtojnë personazhet e ëndrrës time:
    Balla,
    Bardhin,
    SPAK-istin Alfred Shehu,
    Dhe shumë të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë që tregoi se banditë nuk ishin vetëm ata në pushtet por edhe grupi i strukturuar kriminal Basha-Bardhi.
    Nisur nga akuza që i është ngritur Paplekajt si “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë perdonave”, “Vrasje e efektivëve të Policisë së Shtetit mbetur në tentative” dhe “Heqja e lirisë kryer me dhunë dhe në bashkëpunim”, tregon qartazi se pas hekurave duhet të jenë edhe bashkëpuntorë të viktimave Xhuvani dhe Paplekaj.
    Çfarë po ndodh që pas hekurave është vetëm Paplekaj?
    Pse prokuroria shtyu me 3 muaj hetimet kur për 12 muaj nuk arriti të zbardhë ngjarjen?
    Po arma e dytë e përdorur në këtë ngjarje kujt i përket?
    Kush ka qëlluar në drejtim të E. Prengës dhe ish policit P. Vuksani, E. Bodinakut dhe efektives Xh. Sota?
    Një person i vetëm a mund të vrasë 1 person dhe të plagosë katër të tjerë?
    Këto janë pyetjet që duhet të zgjidhë Organi i Akuzës, të cilat janë shqetësim edhe për publikun e gjërë.
    Duhet të jenë shqetësim edhe për median që çuditërisht, duke përjashtuar një numër shuuuuuuumë të vogël, nuk u kujtuan fare për këtë ngjarje kaq të rëndë.
    Nuk kanë faj.
    Kanë hallin e Donaldit dhe të Beatrixit a u puthën apo jo.
    Nuk reagojnë madje as kur deputeti Bardhi pohon (në intervistë me Merita Haklaj), se:
    “E di rrethin e personave të përfshirë në ngjarje, e di gjuthë dinamikën e ngjarjes, por ka vendosur të tërhiqet, të mos flasë, sepse dëshiron që t’i japë shansin drejtësisë për ta zbardhur këtë çështje”.
    Dhe në fakt ja dha shansin me paktin dhe marëveshjen që ka vërë me ish prokurorin e çështjes dhe deputetin Balla.
    Se nuk shpjegohet ndryshe fakti që vetëm nga kjo deklaratë e Bardhit, ai do duhej të ishte nën procedim penal minimalisht për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.
    Pse nuk reagon Organi i Akuzës?
    Përgjigjen besoj e dinë të gjithë.
    Se të themi moralisht këta personazhe kanë detyrim të zbardhin të vërtetën e kësaj ngjarje gënjejmë veten se këta horra, kanë kohë që kanë bërë sherr me MORALIN.
    Politikisht?
    Ngjarja është e zbardhur se tregoi se në Elbasan fitoi banda më e fortë.
    Juridikisht?
    Organi i Akuzës duhet të zbardhë ngjarjen duke çuar prapa hekurave çdo person që ka lidhje ne këtë ngjarje të rëndë.
    Po Ne?
    Duhet të ngremë zërin tonë dhe të kërkojmë llogari fort për të shpëtuar viktimën e dytë të kësaj historie nga pazaret e ndyra të politikës së plehrave të pa riciklueshme për atë që është e shkruajtur me gërma të mëdha, por që Merimanga e Zezë, mafiozja Yuri Kim ja thotë në vesh Kryetarit të SPAK-istave se:
    Ligji është një dhe i barabartë për të gjithë.
    Minimalisht këtë gjë e meritojnë katër fëmijët dhe familja e Arbrit.
    E meritojnë të tregohet e vërteta se Arbri nuk është vrasës, por se faji i vetëm i tij është se zgjodhi të jetë në krah të vrasësve të vërtetë.
    Katër fëmijët dhe familja e Arbrit e meritojnë të vërtetën ashtu siç është.
    Dhe e vërteta fillon duke shpëtuar jetën e viktimës së dytë Arbër Paplekaj dhe duke çuar pas hekurave fajtorët e vërtetë të kësaj ngjarje.
    Nga ata që ngritën grup të strukturuar kriminal.
    Nga Gazment Bardhi i pari e me rradhë.
    Mbase, atëherë do bindemi se Reforma në Drejtësi ka filluar të japë rezultat.
    Deri atëhere, jemi në pritje ku dhe me kë do e kalojë fundjavën Merimanga e Zezë, Yuri Kim.
Foto: Adriana Kalaja