Luan SHMILLI/ Berisha dhe krimi i tritolit!

632
Sigal

Berisha u tregoi fansave të tij në (Facebook) se ajo që po ndodh në Shqipëri është si në filmat me mafie.
Madje, këtë titull e ka vendosur sot një gazetë shqiptare.
Përralla e Berishës me subjekt adoleshent duke publikuar vetëm iniciale emrash, mbetet e denjë për përrallëtarët pleq buzë oxhakut, netëve të gjata të dimrit! Në mos të tregonte dhe përgjegjësinë për plehun që i shtroi bandave shqiptare në këto 23 vjet qeverisje dhe opozitë, pra papërgjegjshmërinë e tij personale, të heshtte do të ishte më burrërore!
Por Berisha nuk hesht dhe pse një politikan serioz i zonave të veriut e këshilloi ditë me parë të largohej nga “kuvendi i burrave” kur flet marrëzi, me një histori ku dy burra historikë të fshatrave nga vjen Berisha, ta tërhiqnin zvarrë nga “Kuvendi”, për të mos u turpëruar përgjithmonë!
Berisha ka mbetur i turpëruar përgjithmonë se ka shumë turpe… Por ky me tritol ku kërkon të “laj” duart, e njollos më shumë! Bile më shumë se njolloset Paloka me rastin e Adrian Licaj, që kujtohet vonë se ka qenë në bandën e Zani Caushit, me 1997(Licaj përgënjeshtroi) dhe s’duhej bërë polic, duke harruar Paloka se Arben Imamin që mori vetë tankun më 1997, për të ardhur në Tiranë, PD dhe Berisha e kishte, Ministër Mbrojtje. Por marrëzitë e të marrëve nuk mbarojnë sepse ishte vet Kryeministër Berisha kur banda e tritolit ka bërë kërdinë. Nuk e zbuloi dot apo nuk donte kjo e fundit ka probabilitet të lartë pasi hierarkia e policisë së tij ende nuk është larguar (për këto fakte duhen fshirë) dhe ajo ka përgjegjësi bashkë me ‘të për këtë bandë, sigurisht edhe me Rilindjen e sapoardhur që nuk përdor gijotinën e ligjit! Një turp i Berishës dhe ai që kujton filmat me mafie, po i tregojmë aktorin në foto dhe habinë e Tano Karidit para klasit të mafies politike e qeveritare shqiptare! Duket se është e ardhmja e shqiptarëve.
Sigurisht nuk është e lehtë!
Së pari, qytetarët-qytetarë duhet të largohen menjëherë nga bandat partiake të majta dhe të djathta duke gjetur mundësi shkatërrimi të tyre dhe njëshave kriminalë si Berisha!

Së dyti: “Lëvizja Shqiptare 5 Yjet”, shansi i fundit për të kthyer modën e ndershmërisë, dinjitetit, solidaritetit në këtë vend të mrekullueshëm, por me qytetarë të mjerë e të vrarë!

Së treti:  Duhet demokraci e drejtpërdrejtë duke bllokuar e asfiksuar përfundimisht oligarkët partiakë dhe ushtarët e tyre të paguar!

Duhet LËVIZJE!

E fundit shpresë, je vet ti qytetar! Largohu prej kriminelëve, vetëvepro për ardhmërinë tënde të fëmijëve, vendit! Eja me ne, nuk kemi kryetarë, seli, kuota! Ne jemi vetja jote! Ne do ndryshojmë Shqipërinë duke filluar drejtpërdrejtë nga ty që ke humbur shpresën! Ne duam ndihmën tënde, të shkatërrojmë bandat dhe banditët me gijotinë ligjore!